Kosova
Kosovë: Problem me qentë endacakë, sot e pësoi edhe djali i deputetes kosovare
Sot, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka njoftuar se djali i saj 9-vjeçar është sulmuar nga qentë endacakë
Kosova vazhdon të përballet me problemin e menaxhimit të qenve endacakë. Jo rrallë nga ta kanë pësuar qytetarë, e madje edhe fëmijë.
Sot, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka njoftuar se djali i saj 9-vjeçar është sulmuar nga qentë endacakë, shkruan Albinfo.ch.
“Sot cak i një sulmi nga qenët endacakë ishte djali ynë Edoni, 9-vjeçar, në afërsi të shkollës së tij “Ismail Qemali” në Bregun e Diellit në Prishtinë. Sulmi ndodhi në mes të ditës, ora 1:15 mesditë, derisa djali ishte duke hyrë në oborrin e shkollës. Reagimi i mësuesës, drejtoreshës dhe pastaj emergjencës ka qenë i menjëhershëm dhe pas intervenimit kirurgjik (qepjes) në Emergjencë, Edoni është duke u trajtuar në shtëpi. I falenderoj me radhë të gjithë që sot ishin me Edonin pas sulmit që i ndodhi”, shkruan Kusari-Lila.
Sipas saj, me këtë problem përballen edhe qindra familje në Kosovë.
“Problemi që sot preku edhe familjen tonë, ka prekur qindra familje në mbarë Kosovën, jam shumë e vetëdijshme për këtë. Është i domosdoshëm trajtimi përmbajtësor i problemit të qenve endacakë. Problemi i rrugës nuk mund të jenë qentë endacakë, por mënyra se si njerëzit i trajtojnë ata”, thotë ajo, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













