Kosova
Kosovë: Presidenti Thaçi i shkruan presidentit Trump, zotohet për marrëveshjen me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të këtij muaji ia ka kthyer letrën Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Në letrën e tij dërguar presidentit Trump, presidenti Thaçi është zotuar se do ta kryejë pjesën e tij të punës dhe do të apelojë te qytetarët që të ndjekin thirrjen e bërë nga presidenti Trump në letrën e dhjetorit që “të flasin me një zë gjatë bisedimeve për paqe dhe të përmbahen nga veprimet që do të bënin një marrëveshje më vështirë të arritshme”, përcjell albinfo.ch.
Presidenti Thaçi e ka siguruar Presidentin Trump se është i gatshëm dhe i vullnetshëm që të bëjë kompromiset e nevojshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar, e cila do t’i përfshinte të gjitha çështjet e hapura dhe do t’i jepte fund konfliktit shekullor me Serbinë.
Në letrën e presidentit Thaçi tutje thuhet: “Siç kemi diskutuar në Paris – dhe siç u kam shpjeguar më në detaje Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe Këshilltarit për Siguri Kombëtare, John Bolton, gjatë vizitave të mia të paradokohshme në Uashington – pajtohem me ju se një marrëveshje që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë është afër tani”.
Ndërsa ai gjithashtu e ka ftuar presidentin Trump për të vizituar Kosovën.
“Në fund, më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi dhe t’ju ftoj për të vizituar Kosovën, të takoni popullin më proamerikan dhe amerikanët që shërbejnë në Kosovë, si dhe të bëheni dëshmitar i suksesit tonë të përbashkët në ndërtimin e një Kosove shumetnike, e përkushtuar për paqe, liri dhe drejtësi”, shkruan Thaçi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










