Lajme
Kosovë, pranga kontrabanduesit turk
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk nën dyshimin për veprën penale “trafikim me migrantë”
Një qytetar, shtetas i Turqisë, kishte “zbuluar” një metodë të re për t’u pasuruar nëpërmjet kontrabandës. Ai nga Turqia sillte në Kosovë shtetas aziatik e afrikanë, kinse si mysafirë për ta vizituar Kosovën e më pas i trafikonte drejte shteteve të Bashkimit Evropian.
Mirëpo sot, më 10 prill, rreth orës 09:30, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, ai u arrestua nga Njësiti i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, nën dyshimin e bazuar se i njëjti kryente veprën penale ‘kontrabandim me migrantë’.
Sipas një njoftimi lëshuar nga Policia, i dyshuari i arrestuar në këtë rast është: Y. S. lindur me 1967 në Turqi.
Sipas Policisë, “ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale ‘kontrabandim me migrant’ dhe i njëjti pas intervistimit me autorizimin e prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, dërgohet në mbajtje për 48 orë”.
Ndryshe, Kosova dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor janë bërë trampolinë e emigrantëve aziatik e afrikan, që po e synojnë BE-në. Një javë më parë, në Serbinë Jugore, dy aziatikë u aksidentuan nga treni, pasi ata i kishte zënë gjumi në vijën hekurudhore që lidhë Maqedoninë me Serbinë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










