Kosova

Kosovë: Përfundon numërimi i votave nga diaspora, me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Kosovë, sot ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora, me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta për balotazhin e zgjedhjeve lokale.

Pas përfundimit të numërimit, nuk ka ndryshime të theksuara në rezultate.

Sa i përket kryeqytetit, në Prishtinë, Hajrulla Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje mori 82 vota me kusht, ndërsa Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, 54. Në votat me nevoja të veçanta, Rama ka marrë 108 vota, ndërsa Çeku 68. Nga diaspora, Hajrulla Çeku mori 395 vota, kurse Përparim Rama 168, transmeton albinfo.ch.

Në Mitrovicë të Jugut, në votat me kusht, Faton Peci i LVV-së ka 70 vota, teksa Arian Tahiri i PDK-së 39. Në votat me nevoja të veçanta, Tahiri ka 38, ndërsa Peci 26. Nga diaspora, Peci ka 298 vota, ndërsa Tahiri 126.