Kosova
Kosovë: Përdorimi i dinarit serb në veri shkakton dëme milionëshe të buxhetit
Përdorimi i dinarit serb nëpër komuna me shumicë serbe në Kosovë konsiderohet se po shkakton dëme milionëshe buxhetit të vendit.
Kjo pasi shitjet që bëhen përmes kësaj valute nuk deklarohen në Administratën Tatimore të Kosovës. Serbët në Kosovë marrin pensione nga sistemi serb, prandaj paguhen me dinarë, monedha zyrtare e Serbisë.
“Këtu përdoret, edhe dinari, edhe euro. Pensionin e marrim në dinarë”. “Pensionin e marr në dinarë në postë”, transmeton A2CNN përcjell albinfo.ch.
Në territorin e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese është valuta euro, prandaj përdorimi i dinarit konsiderohet antiligjor dhe antikushtetues.
Paketa e zgjerimit të BE, Von der Leyen: Kosova duhet të formojë Asociacionin në Veri
“Çdo mungesë e marrëveshjeve reciproke apo edhe rregullimit juridik të fushë veprimtarisë të qarkullimit të valutave tëhuaja në territorin e Kosovës, patjetër se përbën veprimtari ilegale, e cila nga mekanizmat përkatës financiar duhet të sanksionohet”, u shpreh juristi, Musa Damati.
Ekspertët ekonomikë vlerësojnë se dëmi nga përdorimi i dinarit është i lartë.
“Përdorimi i dinarit në Republikën e Kosovës, është një e keqe shumë e madhe që po i ndodhë tregjeve, bankave, si dhe BQK-së… Humbjet nga përdorimi i tij janë me miliona euro”, tha ekonomisti, Berat Jashari.
Në dinarë paguhen edhe asistencat sociale, shtesat për një kategori shoqërore si dhe pagat e punëtorëve që punojnë në institucionet serbe në Kosovë.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










