Kosova
Kosovë: Pas 1 shkurtit, pagat sipas ligjit të ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se nga shkurti i vitit 2023 pagat për punëtorët e sektorit publik do të merren sipas ligjit të ri, i cili u aprovua ditë më parë në Kuvend.
“Prej 1 shkurti hyn në fuqi totali i përgjithshëm i buxhetit për paga, i cili është 745 milionë euro. Për ne pikënisja është tërësia. Andaj ne s’e kemi pasur si pikënisje vlerën e koeficientit, por tërësinë e buxhetit. Në muajin janar kjo do të vendoset sigurisht dhe pas 1 shkurtit do të fillojnë pagat me Ligjin e pagave”, tha Kurti, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, për caktimin e vlerës së koeficientit, ai tha se do të ndodhë në janar të vitit të ardhshëm.
“Ne nuk mund ta përcaktojmë koeficientin në Ligjin e pagave, sepse kjo lidhet me buxhetin dhe do ta bëjmë në muajin janar. Ju po kërkoni tash, përafërsisht sot, më 24 dhjetor, unë po kërkoj pak durim prej juve dhe jo përafërsisht, por saktësisht në janar 2023”, theksoi Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











