Kosova
Kosovë: Oda Ekonomike Amerikane kërkon shtyrjen e afatit për liberalizim të tregut të energjisë
Vetëm pesë ditë para hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizim të tregut të energjisë elektrike në Kosovë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka ngritur alarmin për pasojat e mundshme të këtij tranzicioni, të cilin e cilëson si të parakohshëm dhe të rrezikshëm për stabilitetin ekonomik të vendit.
Në një deklaratë për media, OEAK-u i bëri thirrje Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që ta shtyjë afatin e liberalizimit, për ta përdorur këtë periudhë për të krijuar kushtet që do ta bënin këtë reformë më të pranueshme për bizneset.
“Pa këto aspekte, liberalizimi rrezikon të shkaktojë dëme afatgjata në ekonominë, klimën e biznesit dhe konkurrueshmërinë e Kosovës”, thuhet në deklaratën e OAEK-ut.
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka marrë vendim që nga data 1 qershor të gjitha kompanitë e mëdha, konkretisht ato me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro të kalojnë në tregun e hapur të energjisë.
Sipas ZRRE-së, numri i tyre është mbi 1.000.
Aktualisht, këto biznese furnizohen nga Operatori për Furnizim me Energji (KESCO), si furnizuesi kryesor i licencuar për energji me çmime të rregulluara nga ZRRE-ja.
Ndërsa nga 1 qershori, kompanitë e mëdha duhet të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre, me çmime të parregulluara, të cilat përcaktohen nga kërkesa dhe oferta në treg.
Sipas Odës, ky vendim rrezikon të dëmtojë aktivitetet ekonomike në Kosovë, veçanërisht në sektorët industrialë me konsum të lartë të energjisë, pasi që bizneset po përballen me rritje të çmimit të energjisë deri në 200% për qind.
“Ky nuk është një treg konkurrues. Është një tranzicion i parakohshëm që imponon një shok financiar të menjëhershëm për bizneset, të cilat edhe ashtu janë nën presion për shkak të faktorëve të tjerë ekonomikë”, thuhet në deklaratë.
OEAK-u thekson gjithashtu se, ndryshe nga shtetet fqinje që kanë diversitet të burimeve energjetike si gazi natyror, Kosova varet pothuajse tërësisht nga energjia elektrike, gjë që e bën sistemin energjetik të vendit më të brishtë dhe më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të tilla.
Një shqetësim tjetër i ngritur nga OEAK-u është mungesa e një Kuvendi funksional, që sipas saj cenon llogaridhënien institucionale dhe vë në dyshim legjitimitetin e zbatimit të një reforme kaq të thellë pa mbikëqyrje parlamentare.
“Liberalizimi i tregut nuk është problem në vetvete, por mënyra se si po bëhet pa një periudhë kalimtare, pa kushte reale tregu dhe me njoftim vetëm tre muaj më parë është jo vetëm e papërgjegjshme, por potencialisht dëmtuese për të gjithë ekonominë”, theksohet në deklaratë./REL
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











