Koronavirusi: çast pas çasti
Kosovë: Ministria e Shëndetësisë vendos orar të ri të lëvizjes për komunat në karantinë
Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur vendosjen e orarit të ri të lëvizjes për tri komunat që janë në karantinë si pasojë e koronavirusit.
Bëhet fjalë për komunën e Malishevës, komunën veriore të Mitrovicës dhe komunën e Zveçanit.
Në njoftim thuhet se sipas situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në koordinim paraprak me komunat, për të frenuar përhapjen më tej të COVID-19, nga nesër, 10 prill 2020, në komunat tashmë në karantinë orari për lëvizjet brenda komunës për nevojat bazike të qytetarëve do të jetë si në vijim:
Komuna e Malishevës 14:00-06:00;
Komuna veriore e Mitrovicës 12:00-06:00;
Komuna e Zveçanit 12:00 -06:00;
“Gjithashtu, në ditët në vijim, varësisht nga situata epidemiologjike në komunat e tjera dhe në koordinim me to, do të vendosen masa shtesë në mënyrë që të parandalojmë shpërndarjen e COVID-19. I lusim qytetarët të zbatojnë dhe bashkëpunojnë me komunat e tyre, autoritetet e sigurisë, institucionet e tjera qendrore dhe të respektojnë masat që po merren në mbrojtje të jetës së tyre. Jemi bashkë, do të jemi fitues nëse me vendosmëri do t’i respektojmë rregullat”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 224 raste me coronavirus, 37 prej tyre janë shëruar, kurse 6 kanë humbur jetën, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










