Lajme
Mesazh kërcënues nga përkrahësit e ISIS
Në një mesazh kërcënues, mbështetësit e Kalifatit kërcënojnë edhe Kosovën e Maqedoninë për sulme. Ata thonë se sulmet në Paris janë “vetëm fillimi”
Një mesazh kërcënues ka ardhur mbrëmë në adresë të medieve në Kosovë e Shqipëri nga mbështetësit e ISIS-it, që vetën e quajnë luftëtarët e Halifetit. Sipas këtij mesazhi që nënshkruhet nga Ebubeker Albani, thuhet se sulmet në Paris janë vetëm fillimi i një lufte të përgjakshme, ndërsa kërcënojnë me sulme të tjera.
Në këtë e-mail, kërcënohen edhe Kosova e Maqedonia, si pjesë kua ata do të sulmojnë.
“Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit. Ju kryqtarët po e fyeni profetin tonë, po e sulmoni shtetin tonë, po i mbysni fëmijët tanë dhe po i përdhunoni grat tona. Dhe ju vërtet mendoni se ne harrojmë? Jo, pasha Allahun! Ushtarët e Hilafetit do të sulmojnë vazhdimisht pamëshirshëm dhe ky ishte vetëm fillimi”, thuhet në e-mailin me adresën e nisjes “[email protected]”
“Rrugët e juaja”, siç thuhet më tej në kërcënim, “do të mbushen me gjak në lindje dhe perëndim”. “Dhe kush do të na ndal neve? Kush do ti ndal flakët e luftës të prekin kryqtarët në Amerikë, Britani, Rusi, Gjermani, Kosovë, Itali, Maqedoni dhe Spanjë?
Prandaj ju përgëzojmë o ushtarët e Hilafetit për këto sulme të fuqishme!”, thuhet në e-melin kërcënues.
“Është koha për hakmarrje dhe lufta sapo ka filluar. Dhe Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve Përkrahësit e Hilafetit në Shqipëri”, thuhet në kërcënimin e Ebubeker Albanit, i cili gjithashtu është shkruar edhe në anglisht.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











