Lajme
Kosovë-Maqedoni, vetëm me letërnjoftime
Ministrat e jashtëm të Kosovës dhe Maqedonisë, Thaçi e Poposki nënshkruan një marrëveshje për kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftim. Po ashtu do të hapët pika Stançiq-Bellanoc
Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, nënshkruar sot në Prishtinë, marrëveshjen ndërshtetërore për kalimin e kufirit me letërnjoftim dhe për hapjen e vendkalimit të ri kufitar Stançiq-Bellanoc.
Pas takimit, zëvendëskryeministri Thaçi u shpreh se ky është një moment i ri për të dy shtetet, duke potencuar se nga këto marrëveshje do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset nga Kosova dhe Maqedonia.
Kjo marrëveshje sipas Thaçit, do të ndikojë në afrimin dhe rritjen e shkëmbimit të përvojave në mes të rinjve të të dy vendeve, në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe se do t’ua lehtësojnë qytetarëve të dy vendeve vizitat e ndërsjella familjare.
Në konferencën për medie të zhvilluar pas takimit, Thaçi dhe Poposki deklaruan se tani u mbetet grupeve punuese respektive të finalizojnë detajet para hyrjes në fuqi të marrëveshjeve gjegjëse në një të ardhme të afërt.
Thaçi tha se prioritete të Kosovës janë bashkëpunimi me vendet fqinje për paqe stabilitet në rajon, si dhe integrimi i gjithë Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO.
“Kosova dhe Maqedonia ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta euroatlantike, prandaj do jemi partnerë në përpjekjet tona për t’iu bashkuar organizatave dhe mekanizmave kyçë perëndimore. Po punojmë në jetësimin e projekteve infrastrukturore, por edhe në ato në fushën e energjisë për të cilat kemi diskutuar në kuadër të Procesit të Berlinit”, theksoi Thaçi, transmeton Albinfo.Ch.
Maqedonia, sipas tij, është partner i rëndësishëm për Kosovën, si në rrafshin ekonomik ashtu edhe në atë politik, duke shtuar se “ndërtimi i autostradës Prishtinë-Shkup do të lidhë dy vendet edhe më mirë dhe më shpejtë”.
“Është në interes të rajonit, pra edhe të Kosovës, që Maqedonia sa më parë të bëhet pjesë e NATO dhe që i tërë rajoni të vazhdojë me hapa të sigurt drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Thaçi. Ai nënvizoi se Kosova e mbështet zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
Zëvendëskryeministri Thaçi shtoi se shteti kosovar mbetet i përkushtuar për paprekshmërinë e kujfive, do të thellojë bashkëpunimin me Shkupin zyrtar për luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit, si dhe se Kosova mbetet e gatshme të ndihmojë përballë sfidës së fluksit të refugjatëve, nëse një gjë e tillë do të jetë e nevojshme.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki theksoi se Maqedonia dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie të hapura dhe të përzemërta tradicionale.
Poposki tha se pret që marrëveshjet e nënshkruara sot të shoqërohen më bashkëpunim edhe më intensiv në projekte të ndryshme në fushat e ekonomisë, arsimit, shkencës, sigurisë, infrastrukturës dhe kulturës, dhe se do të punohet që të sigurohen fonde nga Bashkimi Evropian dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtarë financiarë.
Ministri i Jashtëm maqedonas Poposki nënvizoi se është në interes të Maqedonisë që të ketë Kosovën si një fqinj stabil dhe prosperuese.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











