Lajme
Kosovë – Kroaci, marrëveshje kulturore
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe ministri kroat i Kulturës, Zlatko Hasanbegović
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Kroacisë kanë nënshkruar sot në Zagreb një marrëveshje ndërshtetërore për bashkëpunim kulturor. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe ministri kroat i Kulturës, Zlatko Hasanbegović.
Shala e Hasanbegović thanë se kjo marrëveshje protokolare i rregullon raportet në fushën e kulturës dhe do të pasohet me bashkëpunim konkret ndërmjet institucioneve të kulturës së dy vendeve.
Dy ministrat në takimin e përbashkët biseduan për një varg çështjesh të interesit të përbashkët, si dhe për nevojën e rritjes të bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. Ata u shprehën se Kosova dhe Kroacia kanë pasur bashkëpunim të vazhdueshëm kulturor, por kjo marrëveshje e sotme e natyrës politike, këtij bashkëpunimi i jep dimension tjetër, sepse raportet ndërmjet këtyre dy shteteve rregullohen dhe marrin karakter shtetëror.
Ministri Shala dhe Hasanbegović e vlerësuan këtë marrëveshje si tejet të rëndësishme për thellimin e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Kroacisë, të cilët janë domethënëse dhe i kontribuojnë paqes dhe stabilitet në rajon, meqë Kosova dhe Kroacia kanë raporte historike, që domethënë raporte politike e kulturore.
“Kultura ndikon drejtpërdrejtë në afrimin e popujve, ndaj kërkohet që t’i kushtohet vëmendje e veçantë. Kjo marrëveshje është bazë e mirë për një prezencë më të madhe të Kroacisë në Kosovë dhe anasjelltas”, tha ministri Shala dhe shtoi se kjo praktikë, duhet të vazhdohet edhe në fusha tjera.
Më tej ministri Shala u shpreh se kjo marrëveshje e natyrës politike, krijon kushte të volitshme që të konkretizohet me nisma dhe aktivitete të përbashkëta në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, librit, muzeut dhe sferave tjera të artit.
Sipas ministri kosovar, Kosova i është mirënjohëse shtetit kroat për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, e cila vazhdon me të njëjtin intensitet edhe tani.
Sipas një njoftimi për media, Marrëveshja e Bashkëpunimit Kulturor synon të zgjerojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve nacionale në fushën e kulturës, përmes aktiviteteve që kontribuojnë në njohjen më të mirë të dy vendeve, përmes respektimit të të drejtave dhe detyrimeve të përfshira në traktatet ndërkombëtare.
“Kjo marrëveshje bashkëpunimi, po ashtu specifikon temat dhe fushat e interesit të përbashkët, në ngjarje kulturore, në fushën e arteve pamore, në muze e galeri, pastaj në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse për arkivat kombëtare, bibliotekat, si dhe thellimin e formave të bashkëpunimit në fushën e letërsisë, muzikës, arteve skenike, shtëpive botuese, filmit, etj”, thuhet në njoftim.
Marrëveshja përfshinë edhe bashkëpunimin në fushën e pakicave kombëtare dhe pronësisë intelektuale.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












