Lajme
Kosovë, kreditë më të lartat në rajon
Normat e interesit të kredive në Kosovë mbeten më të lartat në rajon, ndonëse nga viti në vit kanë pësuar rënie, ka thënë drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës
Bankat komerciale në Kosovë vazhdojnë të aplikojnë norma të larta të interesit, të cilat i tejkalojnë të gjitha shtetet e rajonit. Për disa qytetarë këto norma nuk konsiderohen kredi, por fajde të legalizuar. Kreditë në Kosovë sillen nga 11 deri në 23 për qind.
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës Petrit Balija thotë se kjo ndodh për shkak të riskut të madh në treg. Sipas tij, Kosova është në vendin e 138 nga 180 vende të botës së i përket zbatimit të kontratave, kurse deri tani janë mbi 10 mijë kontrata të pazbatuara.
“Normat e interesit të kredive në Kosovë mbeten më të lartat në rajon, ndonëse nga viti në vit kanë pësuar rënie”, konsideron Balija, sipas të cilit, prej vitit 2010 deri në vitin 2013 në normën mesatare të interesit të kredive ka pasur një rënie deri në 3.5 për qind.
Rënie, sipas tij, ka pasur edhe në normat e interesit në depozita për një pikë të përqindjes, pra nga 3 në 2 për qind mesatarisht.
“Ne si shoqatë e bankave dhe si industri bankare kemi për qëllim që në vazhdimësi të bëjmë uljen e normave të interesit në përputhje me riskun e tregut. Normal që ne nuk mund të ulim normat e interesit duke rrezikuar industrinë, pra duke mos përfillur riskun në treg por në raport me rënien e riskut do t’i ulim edhe normat e interesit”, thotë Balija.
Sipas tij, normat e larta të interesit në kredi janë si reflektim i riskut të madh në treg. Kosova sipas Balijajt, është e listuar e 138-ta nga gjithsej 180 vende për zbatimin e kontratave.
“Kjo reflektohet në faktin që kemi mbi 10 mijë lëndë të bllokuara në gjykata që paraqesin një vlerë rreth gjysmë miliardi euro. Këto janë akumuluar gjatë dhjetë vjetëve të fundit, ka lëndë të cilat janë më të vjetra se 5 vjet, por ka edhe lëndë të reja”, thekson ai.
Aktualisht rreth 2.4 miliardë euro janë të depozituara në bankat komerciale në Kosovë, përderisa vlera e përgjithshme e kredive është 1.8 miliardë euro. Kurse niveli i kredive joperformuese është 8.6 për qind, që nuk ka ndryshuar gjatë gjashtë muajve të fundit.
Ndryshe, zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka deklaruar se në bankat komerciale të Kosovës janë të regjistruara mbi 413 mijë kredi aktive, sipas të cilave statistika del se pothuajse çdo familje kosovare ka kredi në banka. Shuma e këtyre kredive tejkalon vlerën 560 milionë euro.
Sistemi bankar në Kosovë është konsideruar më stabil në gjithë Ballkanin. Kreditë në bankat komerciale kosovare shkon deri në 15për qind, ndërsa kreditë e këqija nuk e kalojnë 9 përqindëshin. Madje, sipas raportit të fundit të BQK-së,kreditë e këqija në fund të shtatorit kanë arritur në 8,5 për qind, nga 7.7 për qind sa kanë qenë më herët.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












