Kosova
KQZ nis verifikimin e zarfave nga Serbia me veshje speciale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur verifikimin e zarfeve nga Serbia me veshje speciale.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, në një prononcim për mediat kosovare ka thënë se ky proces ka për qëllim të verifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon, përcjellë albinfo.ch.
Sipas tij, kështu do të dihet nëse është regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit.
“Kemi filluar me shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia. Ky vlerësim është i domosdoshëm, pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon. Pra, që ta dimë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dimë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen“, tha Elezi.
Ai shtoi se për këtë proces Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me institucionet e tjera.
“Për këtë proces ne jemi në kontakt dhe bashkëpunim me institucionet e tjera. Kemi edhe mbështetjen e Policisë së Kosovës lidhur me këtë. Pra, edhe në pajisje logjistike“.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Berlin: Java e Kulturës së Kosovës fillon me shfaqjen e filmit artistik “The Albanian Virgin” Ftesë për pjesëmarrje në shfaqjen e filmit “The Albanian Virgin” ...
-
Shqiptarja Aida Birinxhiku- Deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze
-
Luzern: Akademi dhe ekspozitë dokumentare për fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë
-
Hapet konkursi për mësuesit e diasporës për vitin 2025
-
Nxënës shqiptarë nga Zvicra vizitojnë bashkëmoshatarët arbëresh
Jeta në Austri
-
Humb jetën kosovari 35-vjeçar pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në Austri Po pastronte fasadën e një pallati, kosovari humbi jetën nga linja e energjisë me tension të...
-
Restorantet në Austri përballen me kritika për shërbimin dhe tarifat
-
Brukseli nis procedurë ndaj Austrisë për deficit të tepërt
-
Njoftim i rëndësishëm i Ambasadës së Kosovës në Austri
-
Austria: Rritet numri i dënimeve në vitin 2024