CH-Ballkani
Kosovë, klerikët fetarë bëjnë thirrje për tejkalimin e krizës
Kleri mysliman, katolik dhe protestant në Kosovë në një konference për media, bënë thirrje për dialog. Ata kërkojnë që kriza politike të tejkalohet
Kriza politike gjashtëmuajshe ka mobilizuar edhe komunitetin fetar në Kosovë, që të kërkojë nga përfaqësuesit e koalicionit dhe opozitës që ta gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e ndasive. Kleri mysliman, katolik dhe protestant në Kosovë bënë thirrje për dialog.
Në një konferencë të përbashkët që mbajtën në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, myftiu Naim Tërrmava, Ipeshkvi imzot Dodë Gjergji dhe Driton Krasniqi nga Kisha Protestante, kërkuan nga liderët politik kosovarë, që të ulen në një tryezë dhe të gjejnë një zgjidhje për tejkalim të krizës.
Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji ka thënë se qëllimi i tyre është që të gjithë njerëzit vullnetmirë tas thërrasin arsyen për mirëkuptim, për dialog dhe për një ndërtim të së ardhmes së fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. “Askush nuk duhet ta kërcënojë njëri-tjetrin me forcën e popullit dhe pushtetit, por me forcën e dialogut”, tha Dodë Gjergji.
Myftiu Naim Tërnava ka ftuar spektrin politik që të gjejnë forcë dhe kurajë për një unitet në mënyrë që të dilet nga kjo situatë. “Kemi thirrur dhe do thërrasim popullin për tolerancë, humanizëm mes vete. Me këtë rast shfrytëzoj rastin që të ftoj spektrin politik të Kosovës që të gjejnë kurajë, forcë, dije, vizion dhe ta gjejnë një unitet veprues për të dal nga kjo situatë në të cilën gjendemi”, tha Tërnava.
Edhe Driton Krasniqi nga Kisha Protestante ka thënë se kjo dalje e përbashkët është që të përçohet një mesazh i paqes për të gjithë njerëzit.
Udhëheqësit fetarë kanë ftuar spektrin politik në vend që të ndjekin shembullin e bashkësive fetare për tolerancë ndërfetare, duke apeluar që të ketë dhe tolerancë politike për të një shtet në dobi të qytetarëve sot dhe në të ardhmen. Mesazhi i tyre vjen në kohën kur polarizimit politike në Kosovë janë shumë të theksuara.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












