CH-Ballkani
Kosovë, hapet panairi i automjeteve të reja “Prishtina International Autoshow”
“Prishtina International Autoshow" është panairi i veturave të reja, i cili për herë të parë organizohet në shtetin e Kosovë
Janë 21 brende të njohura botërore të cilat po i prezantojnë në Prishtinë veturat e tyre të reja, në kuadër të panairit “Prishtina International Autoshow” e cila për herë të parë organizohet në shtetin e Kosovë. Gjatë hapjes së këtij panairi, ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se gjatë këtyre dy viteve e gjysmë është punuar në reforma, në mënyrë që të ketë një ambient më të mirë të të bërit biznes.
Ndërsa, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se një ndër arsyet kryesore të ndotjes së ambientit janë edhe veturat e vjetra. Sipas tij, zvogëlimi i numrit të veturave të vjetra dhe rritja e numrit të veturave të reja do të ndikojë në përmirësimin e ambientit në Prishtinë, citon KP.
Organizatori i këtij panairi, Bujar Hoxha u shpreh se tani kushtet për blerjen e veturave janë më të mira, pasi është bërë heqja e doganave dhe nuk ka arsye që njerëzit të blejnë vetura në vendet përreth. Ndryshe, nga 1 janari i vitit të ardhshëm, në Kosovë nuk mund të doganohen veturat më të vjetra se 10 vjet.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










