Lajme
Kosovë, hapa “gjigant” drejt liberalizimit të vizave
Kryeministri Hashim Thaçi tha se javët dhe muajt e fundit janë vendimtarë për heqjen e vizave nga BE. Sipas tij, Kosova është duke i bërë hapat e fundit në këtë proces
Vendimi që ka marrë Parlamenti Evropian për rikthimin e mundshëm të vizave për vendet e Ballkanit, nuk i ka dekurajuar institucionet e Kosovës që t’i përmbushin kriteret për liberalizim të vizave. Madje Qeveria në Prishtinë ka shpejtuar hapat për plotësimin e kushteve që dalin nga udhërrëfyesi për vizat.
Në një mbledhje që ka mbajtur të premten Komitetit Drejtues për Liberalizim të Vizave është thënë se Prishtina ka bërë hapa “gjigant” në këtë drejtim, duke shtyuar sigurinë, duke krijuar kushte solide për të kthyerit dhe duke ndalur azilin e rremë.
“Jemi dëshmitar të një progresi të konsiderueshëm si në fushën e riatdhesimit, sigurisë së dokumenteve, menaxhimit të kufijve, luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit si dhe zbatimit të kritereve që ndërlidhen me të drejtat e komuniteteve”, deklaroi kryeministri Hashim Thaçi.
Shefi i qeverisë kërkoi nga ministrat e kabinetit të tij, përkushtim të vazhdueshëm për t’i përmbushur kriteret e liberalizimit të vizave, në afat rekord.
“…i ftojë ministrat personalisht të monitorojnë zbatimin e kritereve dhe të kërkojnë llogari nga stafi juaj në rastet kur nuk përmbushen kriteret me kohë dhe me kualitet të duhur, pasi që javët dhe muajt në vijim janë vendimtar për procesin e liberalizimit të vizave”, deklaroi Thaçi.
Ndërsa koordinatorja nacionale për liberalizim të vizave, Vlora Çitaku tha se rezultatet preliminare tregojnë që numri i migruesve ilegal nga Kosova ka rënë dukshëm, sikurse ka rënë edhe korrupsioni dhe krimi i organizuar.
“Kjo është për t’u përshëndetur. Ky ndryshim pikë së pari është rezultat i vetëdijesimit të qytetarëve tanë që migrimi ilegal nuk është opsion. Ata tashmë e kanë kuptuar që nuk ia vlen të rrezikohet jeta apo të shpenzohen mjetet financiare në një aventurë që në secilin rast përfundon me riatdhesimin e tyre në Kosovë”, deklaroi ajo.
Çitaku e falënderua menaxhementit të policisë të cilët kanë treguar një përkushtim serioz në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe luftimit të trafikimit dhe kontrabandimit me qenie njerëzore.
Po ashtu Ministrja Çitaku theksoi qe progres i konsideruar është evidentuar edhe tek drejtat e komuniteteve, liria e lëvizjes dhe drejtat elementare.
“Sidoqoftë ajo që duhet fokusuar në të ardhmen është integrimi i mëtutjeshëm dhe i qëndrueshëm i komunitetit Romë Ashkali dhe Egjiptian si dhe respektimi i drejtave të komunitetit LGBT”, tha ministra e Integrimit.
Sipas saj, Kosova tashmë gjendet në fazën përfundimtare të këtij procesi. “Jemi në metrat e fundit dhe ajo çka ne duhet të bëjmë është t’i mobilizojmë të gjitha kapacitetet dhe të arrijmë cakun me sukses”, deklaroi ministra e Integrimit.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













