Lajme
Kosovë, frikë nga përplasjet fizike pozitë-opozitë
Liderët opozitarë ftuan për nesër të gjitha mbështetësit e tyre që të protestojnë kundër zgjedhjes së Thaçit në postin e presidentit. Mbështetësit e Thaçit kanë paralajmëruar festë
Zëvendëskryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi do të votohet te premten (nesër) në Kuvendin e Kosovës për president të vendit, në një situatë tejet të tensionuar politike. Zgjedhjen e Thaçit vazhdon ta kundërshtojë opozita, e cila është e vendosur nëpër tenda jashtë objektit të Kuvendit.
Liderët opozitarë ftuan për nesër të gjitha mbështetësit e tyre që të protestojnë kundër zgjedhjes së Thaçit në postin e presidentit. Andej ka tri ditë, që mbështetësit e opozitës janë vendosur nëpër tenda si shenjë proteste kundër qeverisë që drejtohet nga dy partitë e mëdha, LDK e PDK.
Por, situata bëhet dhe më dramatike, pasi që mbështetësit e Thaçit, pavarësisht kundërshtimit të tij, simpatizantët e PDK-së janë duke u organizuar për një festë të madhe në të njëjtin bulevard, ku është stacionuar edhe opozita. Droja tek qytetarët është konfrontimi i opozitës dhe atyre që mbështesin koalicionin.
Frikë nga përleshjet fizike në shesh
Për përmbajtje të dyanshme vijnë sinjale nga ish-guerilët e pensionuar të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nëpërmjet një komunikate për media, veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të UÇK-së, ftojnë dy taborët politike, që të jenë maksimalisht të kujdesshëm me qëllim që të evitohet çdo përplasje e mundshme.
Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut shprehet i shqetësuar me paralajmërimin se nesër mund të ketë përballje dhe tensionim mes simpatizantëve të pozitës që kanë paralajmëruar se do të festojnë në Prishtinë dhe përkrahësve të opozitës që po e kundërshtojnë Thaçin si president.
KMDLNj vlerëson se votimi për president të Kosovës po bëhet në kushte të tensionimit të skajshëm dhe në një situatë të jashtëzakonshme. Sipas këtij këshilli, duhet të bëhen përpjekje maksimale që të mos kontribuohet në provokimin e situatës që do të përfundonte në një përleshje fizike të mundshme me pasoja të rënda për sigurinë e përgjithshme.
Në këtë kontekst, KMDLNj kërkon nga pozita që mos i ftojë përkrahësit e saj për të festuar në Prishtinë sepse në rrethana aktuale nuk ka shumë arsye të festohet aq më parë që situata lehtë mund të dalë nga kontrolli.
KMDLNj kërkon sidomos nga drejtuesit e PDK –së të tregohen të matur duke kërkuar nga anëtarësia të mos vijnë në Prishtinë për të festuar.
Opozita thirrje për protestë madhështore
Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Visar Ymeri ka thënë, ndërkaq se protesta e opozitës së bashkuar, për të kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit si President i Kosovës, do të fillojë të premten, në ora 10:00. Derisa Kuvendi mblidhet në seancë të veçantë në ora 11:00 për të proceduar me zgjedhjen e presidentit.
Sipas Ymerit, një njeri qe ka nënshkruar marrëveshje, me të cilën Kosova i humb 8 mije hektarë po pret të zgjidhet president. “Ky kuvend dhe këto institucione nuk kanë legjitimitet politik dhe legalitet për të marr vendime” ka thënë Ymeri.
Edhe kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj u ka bërë thirrje qytetareve që të marrin pjesë në protestën e nesërme. “Dalja nga kriza bëhet me zgjedhje të parakohshme. Thellimi i krizës është përgjegjësi e Thaçit dhe Mustafës”, ka deklaruar Limaj.
Ndërsa, kryetari i AAK-së dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ato që kanë paralajmëruar pushtetarët janë rrena. “Ata kanë paralajmëruar dhunë, janë rrena” ka thënë Haradinaj duke u kërkuar qytetarëve që në mënyrë masive të marrin pjesë në protestë.
Sipas nenit 86 i Kushtetutës së Kosovës ligjit, zgjedhja e presidentit të vendit bëhet me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Sipas këtij neni, Hashim Thaçi mund të zgjidhet president edhe me 61 vota, por nëse në seancë marrin pjesë më shumë se 81 deputetë, nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.
Thaçi nuk i ka votat e sigurta
Ndërkaq, nëse në sallë nuk janë më shumë se 81 deputetë, pavarësisht se Thaçi mund të marrë shumë se 61 vota, kjo është jokushtetuese dhe jo ligjore. Në këtë mënyrë ish presidenti Behgjet Pacolli kishte humbur betejën në vitin 2011, pasi që në sallë kur u votuar kishin marrë pjesë vetëm 67 deputetë.
Opozita e bashkuar nga tri parti politike, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA, i kanë 31 deputetë, ndërsa koalicioni me pakicat dhe deputetët e pavarur i ka 89 vota. Mirëpo, jo të gjithë deputetët e mazhorancës do ta mbështesin Thaçin. Tashmë dy deputetë nga LDK janë deklaruar kundër Thaçit, Adem Salihaj dhe Vjosa Osmani. E po ashtu besohet se janë edhe disa të tjerë.
Mirëpo nga partia e kryeministrit Isa Mustafa, Lidhja Demokratike e Kosovës, vijnë mesazhe inkurajuse. Nëpërmjet një njoftimi për media thuhet se LDK do ta respektojë marrëveshjen me PDK-në që Hashim Thaçit të jetë President. Aty thuhet se një gjë të tillë e kanë kërkuar strukturat e partisë gjatë konsultave ditëve të fundit.
Situatën shumë të tensionuar në Kosovës e ka konsideruar edhe ambasadori britanik
Policia garanton sigurinë e përgjithshme
Ruairi O’Connell. “Situata është e rrezikshme. Retorika, kërcënime, dhuna janë shqetësuese. Por është shumë e rëndësishme tash që liderët e Kosovës tregojnë aftësinë e tyre të zgjedhin problemet e Kosovës”, ka deklaruar O’Connel.
Policia e Kosovës, ndërkaq i ka bërë të gjitha përgatitjet për festën dhe protestën e nesërme.
Daut Hoxha zëdhënës për informim në Policinë e Kosovës, ka treguar se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të garantuar sigurinë e përgjithshme.
“Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të garantuar sigurinë e përgjithshme, mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si gjatë zhvillimeve me rastin e seancës për zgjedhjen e Presidentit të shtetit, gjithashtu edhe për menaxhimin e protestës që parashihet të zhvillohet nga partitë tjera” tha ai.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











