Lajme
Kosovë, fillon zbatimi i MSA-së
Kjo marrëveshje, e para kontraktuale me BE-në, konsiderohet shumë e rëndësishme për autoritetet kosovare, të cilat po presim edhe sinjale pozitive për liberalizimin e vizave
Nga dita e sotme, ka nis së zbatuari Marrëveshja për Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje, e para kontraktuale me BE-në, konsiderohet shumë e rëndësishme për autoritetet kosovare, të cilat po presim edhe sinjale pozitive për liberalizimin e vizave.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar me këtë rast se nga kjo ditë Kosova po vë gurthemelin e bashkëpunimit me BE-në.
“Pas përmbushjes së suksesshme të kritereve dhe rekomandimeve që janë kërkuar për liberalizimin e vizave, së shpejti këtij akti të rëndësishëm të fillimit të zbatimit të MSA-së do t’i bashkëngjitet edhe vendimi i BE-së me të cilin do të mundësohet lëvizja e lirë e bizneseve dhe e qytetarëve tanë në vendet e BE-së”, ka thënë Mustafa.
Komentet e tij, Mustafa i ka bërë gjatë një ceremonie të organizuar me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit.
Drejtori i Doganave të Kosovës, Lulëzim Rafuna tha se me këtë marrëveshje, Dogana e Kosovës kalon në një nivel më të lartë, duke qenë pjesë e bashkëpunimit me doganat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
“Me këtë marrëveshje përveç pjesës implementuese në aspektin fiskal dhe mbrojtës të prodhimeve vendore, dogana do të jetë edhe partner i bashkëpunimit administrativ me administratat e vendeve të Bashkimit Evropian ashtu siç e kërkon protokolli i katërt i MSA-së. Pra që nga sot, ne do të jemi në marrëveshje formale të bashkëpunimit administrativ me 28 administrata doganore të BE-së”, ka thënë Rafuna, citon REL.
Për rolin dhe ndikimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit ka folur edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. Ai ka thënë me këtë rast se kjo marrëveshje ka një rëndësi shumëdimensionale si në aspektin politik, ekonomik dhe integrues.
“Sa ka rëndësi ekonomike, ka rëndësi politike. Sa ka rëndësi politike, ka rëndësi integruese. Por, besoj që një marrëveshje e tillë nuk do të jetë një shkop magjik për të zgjidhur problemet. Besoj që duhet angazhim, përkushtim dhe partneritet në komunikimin publiko – privat”, ka thënë Gërxhaliu.
Marrëveshja për Stabilizim -Asociim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës është nënshkruar më 27 tetor të vitit 2015.
Ndryshe, me fillimin e zbatimit të MSA-së, Komisioni Evropian, nëpërmjet fondeve të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), do t’i investojë në Kosovë mbi 600 milionë euro deri në vitin 2020. Nga kjo, do të përfitojnë edhe prodhuesit, për t’i rritur dhe zgjeruar kapacitetet e tyre prodhuese dhe përpunuese.
Nga marrëveshja del se tarifat doganore, në fazën e parë, do të hiqen plotësisht për gjithsej 2 mijë e 564 produkte bujqësore të përpunuara, përveç mishit, verës dhe produkteve të sheqerit. Ndërsa për produktet industriale, përkatësisht veturat dhe makineritë, tarifat doganore janë të përshkallëzuara për shtatë vitet e ardhshme, dhe ato do të lirohen nga tarifa doganore me zero për qind vetëm pas kësaj periudhe kohore.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











