Kosova
Kosovë: Dy persona u gjetën të vdekur në rrugë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë gjetur të vdekur të premten, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Komoran të Drenasit.
Në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë – Kosovë një person është gjetur i shtrirë në rrugë dhe pasi është dërguar në QKUK vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili është dërguar në QKUK, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Po ashtu në fshatin Komoran një person është gjetur i shtrirë në rrugë, ku më pas u konstatua nga mjekët se ka vdekur.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtarë. I njëjti është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gllogoc është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është në hetime.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









