Kosova
Kosovë: Çmime të ndryshme, për shërbime të njëjta mjekësore
Pacientët, të cilët u drejtohen ordinancave private në Kosovë, hasin në çmime të ndryshme për shërbimet e njëjta që u ofrohen atyre. Qytetarët kanë rrëfyer përvojat e tyre për Radion Evropa e Lirë, duke thënë se për shërbime të njëjta, një vizitë mjekësore në një ordinancë të caktuar private kushton 10 euro, derisa në një tjetër detyrohen të paguajnë dyfish.
Lena Morina nga Prishtina thotë se së fundmi ka qenë te dy mjekë në institucione private për të njëjtin problem. Çmimet që ajo ka paguar për të njëjtin shërbim mjekësor dallojnë shumë.
“Kam qenë tek onkologu për një vizitë mjekësore, pasi kisha probleme shëndetësore. Mund t’i përmend edhe me emra mjekët dhe çmimin e të njëjtit shërbim. Te njëri onkolog vizitën e kam paguar 20 euro, ndërkaq te tjetri 40 euro. Pra, të njëjtin shërbim e kam paguar me këto çmime”, thotë ajo.
“Nuk kuptoj çka është kjo. Vetëm e di se edhe për vizitat mjekësore të fëmijëve kam pasur përvoja të tilla. Kryesisht te mjekët pediatër kam paguar nga 10 euro për një vizitë, por kam pasur rastin edhe deri në 50 euro të paguaj për një vizitë mjekësore të fëmijëve. E tmerrshme, mendoj se duhet gjithsesi të rregullohet kjo çështje”, thotë Morina.
Në Kosovë nuk ka legjislacion specifik që i detyron themeluesit e shërbimeve shëndetësore private që dikush t’ua përcaktojë çmimet. E gjithë kjo, sipas profesionistëve të fushës mjekësore, quhet treg i lirë.
Ndërkaq, sipas zyrtarëve në Ministrinë e Shëndetësisë, kjo çështje mund të rregullohej vetëm me hyrjen në fuqi të Ligjit për sigurime shëndetësore.
Lajmin e plotë mund ta lexoni në REL.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












