Kosova
Kosovë: Cilat masa pritet të hiqen nesër?
Nesër pritet që Qeveria e Kosovës të publikoj masat e reja anti-Covid.
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka takuar pasditen e sotme zëvendësministrin e Shëndetësisë, Arsim Berisha, me të cilin kanë diskutuar rreth masave të reja që pritet të vendosen nesër.
Mësohet se nga ky takim është diskutuar zgjatja e orës për restorante e kafiteri, ku pritet që të zgjaten deri në orën 23:00, po ashtu edhe heqja e orës policore dhe lirimi i ahengjeve e klubeve të natës.
Arian Veanica nga Shoqata e Gastronomëve tha për Insajderin se kanë kërkuar masat e cekura më lart, ku sipas tij, pritet që të merret vendim nesër për to.
“Ishim në takim me zv. ministrin. Kërkuam lirimin e ahengjeve, klubeve dhe funksionimi i kafe bar restoranteve sipas rregulloreve komunale, si dhe të hiqet ora policore. Një pjesë do të aprovohen, po të shohim se çka vendoset më sigurt”, tha ai.
Në takim me përfaqësues të shoqatës ishin edhe shefi i kabinetit, Kujtim Salihu, dhe këshilltarja politike, Lumturie Beka.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










