Kosova
Kosovë: AUV ndalon kontrabandën, 485 dele dhe 25 qingja kthehen në Shqipëri
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka njoftuar se, në bashkëpunim me autoritetet kompetente, ka vendosur kthimin në vendin e origjinës të 485 deleve dhe 25 qingjave, të cilat kishin hyrë në mënyrë të paautorizuar në territorin e Republikës së Kosovës.
Bëhet e ditur se më 16 nëntor 2025, Policia Kufitare, Dogana dhe Shërbimi Veterinar ndaluan në Prizren një grup kafshësh të kontrabanduara, të cilat nuk posedonin certifikata shëndetësore veterinare dhe paraqisnin rrezik për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse.
Tutje raportohet se kthimi i kafshëve në Shqipëri u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Policinë Kufitare, Doganën dhe Prokurorinë e Shtetit, transmeton albinfo.ch.
AUV kujton se importi i kafshëve të gjalla lejohet vetëm përmes pikave kufitare të autorizuara, ku kryhen kontrollet e detyrueshme dokumentare, identifikuese dhe veterinare, për të shmangur çdo rrezik potencial për shëndetin e kafshëve, sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










