Kosova

Kosovë: Aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës për keqpërdorim detyre

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.

Ata dyshohen për keqpërdorim detyre në vitin 2019.

Të akuzuar janë: M.G., B.R, V.B., Z.A., J.A., E.M., I.B., B.D.,N.P. dhe G.M.

Ata akuzohen se “në bashkëkryerje, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe, me aktet e tjera ligjore dhe nënligjore”, shkruan koha.net.

Të gjithë këta zyrtarë akuzohen për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa e pandehura V.B. akuzohet edhe për “falsifikim të dokumentit zyrtar”, përcjell albinfo.ch.