Kosova
Kosovë: 50 raste të reja me COVID 19
Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar se 50 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona gjatë 24 orëve të fundit dhe pesë të tjerë kanë humbur jetën.
Gjithashtu ky institucion ka bërë të ditur se 117 janë shëruar.
Ky është njoftimi i plotë:
117 TË SHËRUAR DHE 50 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 561 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 50 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 14.496 raste nga 56.606 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 586 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.760.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Skenderaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












