Lajme
Kosovë: 214 raste me COVID-19 brenda 24 orëve
Kosova ka shënuar rekord të ri të rasteve pozitive me COVID-19 gjata 24 orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se janë testuar gjithsej 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve 214 raste kanë rezultuar pozitive, shkruan albinfo.ch
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime.
Ndërsa janë shëruar 60 pacientë.
Numri total i rasteve pozitive është arritur në 4.100 raste, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Instituti ka bërë apel tek qytetarët që t’u përmbahen rregullave dhe rekomandimeve për parandalimin e përhapjes së infeksionit.
E-Diaspora
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025” Vajzat shqiptare shquhen për bukurinë dhe elegancën e tyre dhe jo vetëm. Emrave të suksesshëm të...
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”
-
Vanesa Limani emërohet drejtore në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Nju-Jorkut
-
Aeroporti i Prishtinës shton kapacitetet: Gati për të pritur mërgimtarët
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
Jeta në Austri
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz Pas sulmit të përgjakshëm në një shkollë të mesme në Graz ku humbën jetën dhjetë persona,...
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja