Lajme
Kosovë, 130 persona po hetohen për terrorizëm
Krimi i organizuar dhe terrorizmi në Kosovë është duke shënuar rritje deri në atë masë, sa është duke ndikuar edhe në jetën dhe mirëqenien e njerëzve, thonë prokurorët vendorë
Prokuroria Speciale e Kosovës është duke zhvilluar hetime kundër 130 personave të dyshuar për terrorizëm. Kështu deklaroi ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, në konferencën rajonale me temë: “Sfidat në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe bashkëpunimi me Evropën jug-lindore”.
Hoxha tha se grupet e organizuara kriminale dhe kryesit e veprave penale terroriste, janë duke i demonstruar, “aftësi të jashtëzakonshme në realizimin e qëllimeve të tyre”. Po ashtu Hoxha tha se krimi i organizuar dhe terrorizmi në Kosovë është duke shënuar rritje deri në atë masë, sa është duke ndikuar edhe në jetën dhe mirëqenien e njerëzve.
“Në vitin 2013, janë shkatërruar gjithsej 61 grupe kriminale. Ndërsa në vitin 2014 deri ne muajin nëntor janë shkatërruar 45 grupe kriminale që kanë vepruar jo vetëm në Kosovë, por edhe me gjerë. Si rezultat i këtyre operacioneve një numër i madh i personave janë arrestuar dhe janë vënë para organeve të drejtësisë”, deklaroi Hoxha.
Mbi bazën e bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve ne mes të prokurorit të shtetit dhe policisë, sipas tij prokuroria është duke hetuar këto 130 raste të dyshuara.
Ndërsa presidentja e Kosovës, Atifete Jahjahga tha se asnjë vend nuk është i paprekshëm dhe i pacenueshëm nga trendët e fundit të radikalizmit dhe ekstremizmit, prandaj lufta kundër këtyre të këqijave, sipas saj, duhet të jetë luftë e përbashkët.
“Krimi nuk njeh kufij e as madhësi shtetesh. Secili vend i rajonit sot ballafaqohet me probleme serioze të trashëguara qoftë nga tranzicioni, qoftë nga mangësitë profesionale e ligjore, të cilat po e bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimin tonë për ta parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar, korrupsionin, dhe tash së fundi edhe kërcënimin terrorist që po e rrezikon sigurinë kombëtare të vendeve tona”, deklaroi Jahjaga.
Presidentja kosovare theksoi se gatishmëria e vendeve të rajonit për të bashkëpunuar, do të përcaktojë shpejtësinë me të cilën rajoni do të ecë drejt integrimeve evropiane.
“Ne kemi përqafuar vlerat progresive që përkojnë me aspiratat tona euroatlantike dhe çdo dështim në këtë luftë do të jetë kthim prapa për popujt tanë”, ka deklaruar ajo, citon REL.
Ajo tha se përtej vullnetit politik, sot nevojitet një bashkëpunim konkret ndërmjet strukturave të sigurisë, me qëllim që përgjigja të jetë e plotë dhe efektive.
Ndërsa ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka thënë se terrorizmi nuk është problem vetëm i Kosovës, por është problem ndërkombëtar.
“Bashkëpunimi rajonal është çelësi i suksesit kundër luftimit ndaj krimit të organizuar. Viteve të fundit kemi një përparim në luftën kundër krimit të organizuar, por ende mbetet punë. Krimi i organizuar nuk njeh kufij, në fakt dua të them se kriminelet i përdorin kufijtë për te mirën e tyre”m deklaroi ajo.
Është e rëndësishme, sipas saj, që të gjithë të punojnë për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizimit.
“Adresimi i këtyre kërcënimeve kërkon përkushtim, dhe bashkëpunim dhe dëshiroj që të theksoj se Shtetet e Bashkuara i marrin këto kërcënime ndaj Ballkanit si shumë serioze, dhe jemi të përkushtuar për të ndihmuar”, deklaroi Jacobson.
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Thomas Gnocchi, tha se BE-ja ne vazhdimësi e mbështet Ballkanin perëndimor ne përpjekjet që ky rajon të ndaloj që të ketë rolin e transitit ose të jetë qendër logjistike për grupet te tilla.
“Edhe pse kërcënimi nga terrorizimi në Evropën Jug-lindore është i njohur, ngjarjet e fundit lidhur me radikalizmin dhe grupet ekstreme, janë shqetësuese. Për kapacitetet për pengimin e radikalizmit, përfshirë edhe masat adekuate për pjesëmarrje në konflikte”, deklaroi Gnochi.
Në këtë konferencë që u organizua nga Kryeprokuroria e Shtetit të Kosovës, po marrin pjesë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, ata të Shqipërisë, Maqedonisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Malit të Zi. Konferenca po mbahet në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












