Kosova
Kosovë: 11 policë u infektuan me COVID 19
Katër janë shëruar
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka njoftuar se 11 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë prekur nga koronavirusi gjatë punës në terren, katër prej të cilëve janë shëruar kurse 7 të tjerë janë në proces të shërimit.
“Ne kemi qenë të angazhuar me kapacitet të plotë duke përjashtuar një numër të kolegëve të cilët lëngojnë nga sëmundjet serioze dhe po ashtu të cilët i kemi liruar nga detyra dhe një numër të kolegëve që kanë pasur sëmundje të lehta. Po ashtu kemi liruar nga detyra pjesëtarët tanë të stafit civil. Gjatë këtyre kontakteve fatmirësisht kemi pasur një numër mjaft të vogël të kolegëve të infektuar numri i përgjithshëm ka qenë 11, katër janë shëruar dhe shtatë janë në proces të shërimit. Ndërsa kemi pasur një numër të madh të kolegëve tanë të cilët janë detyruar të vetizolohen, që kanë qenë në trajnime jashtë shtetit”, tha ai për EO.
Qalaj ka folur edhe për shkelësit e vendimit për kufizimin e lëvizjes. Sipas tij gjatë kësaj kohe për moszbatim të rregullave janë ndaluar 2 mijë e 187 persona.
“Realisht në masë të madhe masat nga MSh dhe kufizimi i lëvizjes janë respektuar nga popullata e Kosovës.Mirëpo fatkeqësisht kemi pasur raste kur nuk i kanë respektuar këto masa. Kemi pasur raste që t’i hasim gjatë natës duke luajtur bixhoz ose duke pirë pije të ndryshme dhe e dimë që lokalet e hotelerisë kanë qenë të ndaluar. Ne jemi detyruar që të marrim masa dhe mund të them që numri i rasteve në nivel vendi ka qenë 1 282 raste, prej tyre kanë qenë të përfshirë 2 187 persona”, tha ai.
Prej tyre sipas drejtorit, të ndaluar për 48 orë kanë qenë 198, ndërsa 1 989 kanë shkuar në procedurë të rregullt.
“Ne kemi bashkëpunuar shumë mirë sidomos me inspektorët sanitarë meqenëse ata janë të obliguar në bazë të ligjit mbi parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse që të merren me raste ndëshkimore. mirëpo në raste të tilla kur kemi hasur qytetarë të cilët kanë qenë në lokale të ndryshme dhe ato lokale me urdhër të MSh-së kanë qenë të ndaluara që punojnë ne është dashur t’i shoqërojmë në stacione policore dhe gjithmonë jemi thirrur në Ligjin mbi Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse dhe prapë po e përsërisë kanë qenë disa individë ndërsa në tërësi popullata i ka respektuar mirë”, tha Qalaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












