Muzikë
Kosovarja e parë që do të performojë në Operën e Tokyos
Ka shkelur shumë skena anembanë botës, por ajo po vazhdon të marrë role të mëdha dhe të prekë skena shumë të njohura botërore. Fituese e shumë çmimeve e garuese në çmimet më të njohur botërore, si “Operalia” dhe një interpretuese e shkëlqyer, është kjo sopranoja e njohur kosovare, Marigona Qerkezi, e cila më zërin e saj të fuqishëm dhe paraqitjet dinjitoze është duke mahnitur botën.
Kësaj radhe ajo do të ketë një debutim të dyfishtë në Tokyo – Japoni, shkruan KultPlus, përcjell albinfo.ch.
Kjo do jetë hera e parë që Marigona do të performojë në New National Theater Tokyo – Teatrin kryesor të operës atje, dhe gjithashtu kësaj radhe ajo do të shënojë edhe debutimin në rolin e Donna Annas nga opera Don Giovanni e Mozartit.
Ky fakt e bën shumë të lumtur artisten, e cila është krenare që po arrin që përmes artit të saj të bëjë një përfaqësim dinjitoz për shtetin e saj, Kosovën.
“Kam kënaqësinë që të fus Kosovën në listën e interpretuesve në këtë teatër, duke qenë kosovarja e parë që performon edhe në Operën e Tokyos. Ende e kam të freskët gëzimin tim të papërshkrueshëm tre vite më parë kur edhe e fitova audicionin në mes të shumë solistëve nga e mbarë bota”, ka treguar Qerkezi emocionet e saj për KultPlus.
Në Tokyo do të jepen gjithsej pesë shfaqje, e në të gjitha këto shfaqje sopranoja kosovare do të performojë në rolin e Donna Anna-s. Madje Qerkezi ka treguar për KultPlus se për njërën nga këto shfaqje janë shitur të gjitha biletat.
Qerkezi së fundi ka vizituar edhe Kosovën, po ajo nuk mungon në vendin e saj edhe kur është fjala për koncerte e pjesëmarrje në festivale të ndryshme ku pritja e publikut për të është gjithmonë e mrekullueshme.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











