Lajme
Libri i parë në gjuhën gjermane i kosovares, gjendet në 6000 librari në Gjermani
Nesa Krasniqi, shqiptarja me prejardhje nga Kosova, botoi librin e saj të parë “DEPP, HUMOR, NEUTRAL & FANTAZI” në gjuhën gjermane
Kosovarja Nesa Krasniqi, e lindur në Bitigheim-Bissingen të Gjermanisë, është me prejardhje nga Negroci, komuna e Drenasit. Fillet e para në fushën e kulturës dhe arteve i filloi në moshën nëntëvjeçare, duke ndjekur shkollën e vallëzimit. Sot, ajo është trajnere e vallëzimit për vajzat e grupmoshës 14-16 vjeç, transmeton albinfo.ch.
Aktualisht ajo është studente në Akademinë e Arteve në Fakultetin e Shtuttgartit, në drejtimin për aktrim.
Së fundmi, Nesa ka botuar librin e parë të saj në gjuhën gjermane me titull: DEPP, HUMOR, NEUTRAL & FANTAZI (Seriozitet, Humor, Neutral dhe Fantazi), me anë të të cilit autorja u ofroi lexuesve një laramani zhanresh artistike. Me të arriturat e saj, autorja bëri të ndihen krenarë jo vetëm prindërit e saj, por edhe familjarët e gjerë.
Libri aktualisht gjendet në 6000 librari në Gjermani dhe 1000 faqe online, ku të gjithë lexuesit e interesuar mund ta gjejnë. /Albinfo.ch
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriNesa Krasniqi
- Prejardhja:Negroci, komuna e Drenasit
- Vendi ku vepron:Shtutgart/Gjermani
- Profesioni:Shkrimtare
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












