Lajme
Kosovarja 14 vjeçe nget makinën në autostradë në orën 2 të natës
Gjatë inspektimit, policia ka konstatuar se në timon ishte një vajzë 14-vjeçare, me prejardhje nga Kosova, e cila kishte marrë automjetin e familjes pa dijeninë e saj
Në autostradën A1 në Neuenhof (AG) në drejtim të Bernës, është ndaluar në natën e të enjtes një ngasëse 14-vjeçare e veturës. Ishte ora 2 e pas mesnatës kur ajo po e ngiste e vetme automjetin e familjes së saj, shkruan wynnentalerblatt.ch.
Një person i tretë ka raportuar në numrin e urgjencës së policisë se një makinë po udhëtonte në autostradë dhe kishte një stil jo të zakonshëm ngasjeje
Duke u bazuar në këtë raportim, një patrullë e policisë mobile i është vënë pas makinës dhe ka arritur ta ndalonte atë në autostradë, në afërsi të Neuenhof-it pak kohë më vonë.
Gjatë inspektimit, policia ka konstatuar se në timon ishte një vajzë 14-vjeçare, me prejardhje nga Kosova, e cila kishte marrë automjetin e familjes pa dijeninë e saj dhe e kishte ngarë atë.
Shoferja e re është raportuar tek prokuroria përgjegjëse për të rinj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












