Shkurt.ch
Kosovari shpëton nga dëbimi: Ka inteligjencën e një fëmije 9-12 vjeçar
Sipas një raporti psikiatrik, kosovari ka vështirësi të theksuar në llogaritje, në të kuptuarit e teksteve dhe në lexim

Shtetasi sot 32-vjeçar i Kosovës ka ardhur në Zvicër në moshën 7-vjeçare, në kuadrin e bashkimit familjar. Që herët ai ka rënë në kundërshtim me ligjin dhe është dënuar disa herë penalisht. Ndërkaq, në vitin 2014 atij i është shqiptuar një dënim prej dy vjetësh heqje lirie për sulm, gjegjësisht rrezikim të jetës dhe shëndetit.
Po ashtu ai është i zhytur thellë në borxhe dhe merr ndihma sociale, shkruan sda.ch. Pa ndonjë profesion të përfunduar, ai sot sorollatet nga njëra byro për punë të përkohshme në byronë tjetër.
Sipas një raporti psikiatrik, kosovari ka vështirësi të theksuar në llogaritje, në të kuptuarit e teksteve dhe në lexim, transmeton albinfo.ch. Një test IQ (i inteligjencës) ka ardhur në përfundimin se ai ndodhet në shkallën e zhvillimit të një fëmije 9 deri 12-vjeçar.
Në gusht të vitit 2015 Zyra Kantonale për Migracion e Kantonit Baselland ia ka hequr lejen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër (Vizën C). Pas një shtyrjeje, Gjykata Kantonale e Basellandit vitin e kaluar ka marrë vendimin për dëbimin e kosovarit, përcjell albinfo.ch. Sa i përket lartësisë së dënimit dhe profilit prej delinkuenti, kosovari i përmbushte kriteret e caktuara të iniciativës për dëbim të të huajve me dosje krimi, të votuar nga populli i Zvicrës në vitin 2010.
Mirëpo, rasti i tij, sipas vendimit të Gjykatës Federale të Zvicrës, përbën një përjashtim. Më 27 maj të këtij viti, gjykata në fjalë, si shkalla më e lartë e gjyqësisë zvicerane, ka marrë një vendim për anulimin e dëbimit të kosovarit, transmeton albinfo.h. Arsyetimi i këtij vendimi është: “Me një inteligjencë të një fëmije të moshës 9 deri 12-vjeçare, ai do ta ketë të vështirë të gjendet i vetëm në vendin e prejardhjes”. Ai, pra, nuk mund të sigurojë ekzistencën e vet në një gjendje të tillë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor