Integrimi
Pas shantazhit me fotografi, kosovari mbetet pa pasaportë zvicerane
Një kosovar i mitur mbetet i vetmi nga familja pesë anëtarëshe pa pasaportë zvicerane, njofton albinfo.ch. Ai kishte fotografuar një kolege të tij gjatë marrëdhënies seksuale dhe pastaj fotografitë ia kishte dërguar në celular.
Pakujdesia e 14 vjeçarit nga Kosova i ka kushtuar shtrenjtë në Zvicër. Në pranverë të vitit 2014 në qytetin Biel derisa ai kryente marrëdhënie seksuale orale me një kolege të tij, ai e kishte fotografuar, ndërkohë më vonë të gjitha fotografitë ia dërgon në celularin e saj, raporton “Bernerzeitung.ch”.
Këtë gjest në korrik të vitit 2014, avokatët për të drejtat e të rinjve në Bernë e cilësojnë si një shantazh pornografik dhe të miturin kosovar e shpallin fajtor, përcjell “Albinfo.ch”.
Për sekretariatin e shtetit për migrim, ky fakt ka qenë i mjaftueshëm që djaloshi të mos të pajiset më me pasaportë zvicerane. Ndërkohë avokati i të riut ka bërë ankesë, por edhe ankesa e tij është refuzuar.
Djaloshi ka mundësi që pas dy vjetësh të provojë edhe një herë fatin e tij, megjithatë të gjitha shpenzimet deri 3 mijë franga i ngarkohen të riut kosovar.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











