Lajme
Kosovari plagoset rëndë dhe gruaja e tij më lehtë, në një zënkë në St.Gallen
Policët kanë takuar një 46-vjeçar kosovar të plagosur rëndë dhe gruan e tij 43-vjeçare, po ashtu me shtetësi kosovare, të plagosur lehtë
Të dielën, më 8 gusht, pak para orës 1 të pas mesnatës, në Falkensteinstrasse të St. Gallenit shpërtheu një zënkë me disa persona të përfshirë, shkruan tagblatt.ch.
Policia e qytetit St.Gallen pasi kishte marrë disa raporte për këtë mosmarrëveshje, ka dërguar patrullat e saj në vendin e ngjarjes, transmeton albinfo.ch. Atje, policët kanë takuar një 46-vjeçar kosovar të plagosur rëndë dhe gruan e tij 43-vjeçare, po ashtu me shtetësi kosovare, të plagosur lehtë.
Në rrjedhën e mëtejshme të ndërhyrjes, një kosovar 23-vjeçar u paraqit para policëve të pranishëm. Ai u arrestua. Ai akuzohet se ka plagosur 46-vjeçarin gjatë konfliktit.
Policia e kantonit St.Gallen, e kryesuar nga prokurori publik i kantonit St.Gallen, po heton historinë e deliktit, transmeton albinfo.ch.
46-vjeçari i plagosur u desh të stransportohej në spital nga shërbimi i ambulancës. Ndërkaq, gruaja e tij e plagosur më lehtë, ishte në gjendje të kërkonte trajtim mjekësor vetë.
Në aksion janë përfshirë disa patrulla nga Policia e Qytetit St.Gallen dhe ajo e Kantonit St.Gallen, si dhe shërbimi i ambulancës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














