Lajme
Kosovari plagos tre persona në Austri
Sipas mediave austriake, është bërë e ditur se një shqiptar 31-vjeçar nga në Graz të Austrisë është përfshirë në një konflikt me armë, pasi një rumun e kishte “shikuar shtrembër” në një parking të një supermarketi, të mërkurën, transmeton albinfo.ch.
Gazeta online “österreich.at”, shkruan se pas “shikimit shtrembër” kishin vluar gjakrat. Sipas raportit të kësaj gazete thuhet se fillimisht 31-vjeçari e kishte kërcënuar rumunin (24-vjeçar) dhe një mik të tij çeçen (20-vjeçar) me një thikë. Sipas raportimit, pala më e re kishte ikur.
Ndërkohë kur rumuni dhe çeçeni ishin kthyer pak kohë më pas, u paraqit sërish kosovari – nga vetura e tij me një armë ende të paidentifikuar ai shkrepi, 20-vjeçari u qëllua me një plumb në kofshë, përcjell tutje albinfo.ch.
Sipas informacioneve, thuhet se si pasojë e të shtënave pësuan edhe të tjerë që qëlluan në vendin e ngjarjes. Dy kalimtarë dhe një dëshmitare tjetër ishin lënduar si pasojë e të shtënave, me një 82-vjeçare sllovene dhe një 22-vjeçare që u desh të shkonin në spital për trajtim.
Nga ana tjetër, policia e kishte kërkuar kosovarin në banesën e të dashurës në Graz, pasi aty dëshmitarët kishin parë targat e veturës. Kur kishte shkuar policia, ai kishte tentuar të ikte, por është kapur.
Hetimet po vazhdojnë, vazhdon tutje në raportim. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











