Lajme
Kosovari nga Zvicra ndërron mbiemrin: “Më vinte turp”
Kosovari nuk donte ta mbante mbiemrin turk
Ka shumë raste ku kosovarët për shkak të mbiemrit jo të përshtatshëm bëjnë kërkesa për ndrrimin e emrit dhe mbiemrit në institucionet përkatëse të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
I pakënaqur ka qenë edhe Agroni nga Ferizaj, që deri para pak ditësh mbante mbiemrin Sylejmani, ndërkohë që tash e tutje do të quhet Agron Mani.
Ai është shprehur se e ndryshoi mbiemrin për shkak se ishte turk dhe ndjehej i turpëruar.
Postimi i plotë:
Të dashur miq, ju njoftoj se tanimë zyrtarisht unë dhe familja ime kemi ndërruar mbiemrin nga Sylejmani në MANI.
Tani ndjehem i lehtësuar pasi që nuk do të identifikohem nga të tjerët si pjestar i një identiteti të huaj, i identitetit të pushtuesit Osman.
Unë mbaja mbiemrin e Sylejmanit, Sulltanit të perandorisë Osmane dhe prej se jam bë me ditë pak për të bëmat e pushtuesit tonë, shkatrruesit të qenjës shqiptare, unë jam ndje i turpëruar nga ky mbiemër i huaj që fallcifikonte identitetin tim shqiptar, sa që edhe në Zvicër, ata kur e shihnin mbiemrin Sylejmani, mendonin që jam Turk apo Arab.
Sot ndjehem i lumtur që edhe me letra jam liruar nga këto mbeturina të pushtuesve tanë që na u ka futur në qenjën tonë si mish i egër, saqë dikush edhe i ruan me fanatizëm.
Por i them të gjithë shqiptarëve që janë shqiptar, se mbajtja e emrit e sidomos mbiemrave të huaj e sidomos pushtuesve tanë si atyre të perandorisë Osmane si Sylejmani, Ramadani, Bajrami etj. është e njejtë sikur të mbajmë mbiemrin e pushtuesve Serb si Millosheviç, Vuqiç apo Çubrilloviq.
I falenderohem shtetit të Kosovës, kushtetutës dhe ligjeve tona që i kemi të standardit më të lartë të të drejtave të njeriut, dhe na mundëson që pa vështërsi të spastrohemi nga identiteti i rremë.
Ju që doni ta ndrroni mbiemrin e pushtuesit, mos u arsyetoni se ka procedura të lodhshme, kjo është vetëm justifikim për mungesë vendosmërie, guximi apo dembelie.
Në foto i keni të gjitha dokumentet që ju nevoiten dhe të gjitha nxirren pa asnjë problem për një ditë, dhe pas aplikimit pas pak ditësh ju vie konfirmimi.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










