Integrimi
Kosovari merr peng stjuardesën gjermane
Policia ka vendosur kontakt me rrëmbyesin përmes një përkthyesi dhe pastaj e ka arrestuar atë, me ç`rast ai nuk ka ofruar fare rezistencë
Një kosovar me qëndrim ilegal në Gjermani ka marrë sot peng një stjuardesë gjatë fluturimit të aeroplanit nga Munihu në Budapest. Stjuardesa 50 vjeçare me këtë rast ka pësuar lëndime të lehta.
Siç bën me dije policia, kosovari 28 vjeçar pak pas nisjes së aeroplanit pasie ka kërcënuar stjuardesën me një brisk rroje dhe e ka pushtuar atë. Me këtë rast piloti e kthen aeroplanin nga ishte nisur, në Munih. Të gjithë 78 udhëtarët e lëshuan aeroplanin pa problem ndërsa brenda mbeti vetëm kosovari me stjuardesën. Ndërkohë policia ka vendosur kontakt me rrëmbyesin përmes një përkthyesi dhe pastaj e ka arrestuar atë, me ç`rast ai nuk ka ofruar fare rezistencë.
Zëdhënësi i policisë nuk ka mundur të sqarojë se si ka mundur sulmuesi të hyjë në aeroplan me briskun rrojës. Kosovari është marrë në polici për hetime. I njëjti zëdhënës shton po ashtu se nuk ka pasur sulm ndaj aeroplanit siç ka mundur të përhapet nga ndonjë medium.
28 vjeçari ka qenë më parë si azilkërkues në Hungari, prej nga ka hyrë ilegalisht në Gjermani. Pasi është kapur ai është mbajtur një muaj në burgu për dëbim në Passau dhe pastaj është dërguar nga policia në aeroport për dëbim.
Pengmarrësi me këtë akt donte të kundërshtonte vendimin për largimin e tij nga Gjermania pasi i është refuzuar kërkesa për azil.
Një njësit komandosh speciale ka qëndruar në gatishmëri por nuk ka pasur nevojë të ndërhyjë, shkruan Berlinerkurier.de. Gjithsej dy stjuardesa kanë pësuar lëndime të lehta. Njëra ka plagë nga prerja në njërën dorë, e dyta gërvishtje. Ndërsa një e tretë ka pësuar vetëm tronditje.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










