Integrimi
Kosovari ia sheh sherrin aksidentit, ia gjejnë tre ilegalë në makinë
Pas përplasjes, shoferi tjetër kishte vënë re se disa udhëtarë kishin ikur nga makina e aksidentuar. Këtë dëshmi ai ia kishte dhënë policisë së ardhur në vendin e ngjarjes
Një aksident i një makine udhëtarësh, që ka ndodhur në mëngjesin e hershëm të së mërkurës në autostradë afër Nittendorf-it ka zbuluar se shoferi i makinës mercedes ishte duke kontrabanduar refugjatë. Ai ishte ndeshur me një kamion, dhe ndeshja për fat, kishte kaluar pa pasoja të rënda.
Por, pas përplasjes, shoferi i kamionit kishte vënë re se disa udhëtarë kishin ikur nga makina e aksidentuar. Këtë dëshmi ai ia kishte dhënë policisë së ardhur në vendin e ngjarjes.
Mirëpo shoferi i mercedesit, një shtetas kosovar, fillimisht e kishte mohuar dhe ndërkohë prapë e kishte pranuar se në makinë i kishte pasur tre bashkatdhetarë të tij, shkruan Wochenblatt.de.
Policia i kishte kapur tre te ikurit të cilët ishin strehuar në një pyll aty afër.
Siç kishte pranuar më vonë kosovari, ai i kishte marrë në një pompë benzine tre persona (23, 26 dhe 54 vjeç), që ia kishin mësyrë Gjermanisë.
Tre personat e përmendur, pas përfundimit të masave policore ndaj tyre janë dërguar në një qendër pranimi të azilit, shkruan wochenblatt.de. Ndërkaq, ndaj shoferit 46 vjeçar me banim në Gjermaninë veriore është ushtruar kallëzim penal për shkelje të ligjit mbi qëndrimin e të huajve në Gjermani, me këtë rast për futjen ilegale në Gjermani të disa bashkatdhetarëve të tij.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














