Integrimi
Kosovari bën për spital dilerin: 10 muaj me kusht për vetëgjyqësi
Pasi kishte rrahur tregtarin e drogës ai qe trajtuar si hero nga qytetarët. Madje, ata i kanë falur Senadit besimin që ai t`i përfaqësojë në ndonjë post politik
Senadi ka tre fëmijë: një vajzë 15 vjeçe dhe dy djem binjakë 11 vjeçarë. Ai dëgjon vajzën e tij të ankohet vazhdimisht se një shitës droge, në oborrin e shkollës në Wilhelmsberg po i ofron marihuanë për t`i shitur. Pasi që këto ankesa përsëriten disa herë, Senadi nuk duron më: Shkon e gjen personin dhe e rrah aq shumë sa që e lë pa vetëdije.
Shumica qytetarëve që i njohin rrethanat në Wilhelmsburg i japin të drejtë Senadit, madje e shpallin atë si njëfarë heroi. Por, për gjykatën, ky veprim i tij është vetëgjyqësi që dënohet. Për këtë arsye Gjykata e ka dënuar kosovarin 40 vjeçar me 10 muaj burg me kusht.
Sipas padisë, Senadi në janar 2013 sapo e kishte gjetur tregtarin 27 vjeçar të drogës (Benjamin T.) e kishte grushtuar menjëherë në fytyrë. Kur Benjamini kishte rënë përtokë, ai e kishte goditur edhe disa herë me shqelma në kokë derisa viktima kishte humbur vetëdijen. Edhe pas kësaj e kishte goditur me shqelma në shpinë.
Të martën Senadi ishte sjellë në gjykatë nga policia. Ai thotë se nuk kishte marrë thirrje. Ka qene në udhëtim afarist në Kosovë ndërsa kur është kthyer, gruaja nuk kishte gjetur ndonjë letër nga gjykata, shkruan mopo.de. Policia e ka zgjuar nga gjumi ndërsa ky nuk ka avokat i cili do t`ia mundësonte shtyrjen e procesit.
Por gjykatësi nuk lëshon pe. Senadi ka qenë edhe më parë i dënuar për lëndim trupor, së fundi, në vitin 2008. “Ne në këtë vend nuk tolerojmë vetëgjyqësi” sqaron gjyqtari dhe i kumton të akuzuarit dënimin me 10 muaj me kusht për lëndim të rrezikshëm trupor.
Senad D., pastaj e pranon në bisedë me mediet se ka bërë gabim. Por, shton ai “Sikur policia dhe drejtësia të kishin bërë punën e tyre, unë nuk do të kisha fare nevojë të ndërhyja”. Sidoqoftë, pasi kishte rrahur tregtarin e drogës ai qe trajtuar si hero nga qytetarët në Wilhelmsberg.
Madje, ata, duke folur për mediet lokale i kanë falur Senadit besimin që ai t`i përfaqësojë ata në ndonjë post politik në qytet. Disa i kanë ofruar edhe para ndërsa disa të tjerë i kanë propozuar që së bashku të formojnë ndonjë grup të vetëmbrojtjes civile. Por, Senadi i ka refuzuar të gjitha. “Unë vetëm kam dashur t`i mbroj fëmijët e mi”, është përgjigjur ai.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











