Lajme
Kosovari bën gara me BMW-në e tij, duke pasur fëmijët në makinë
Babai i dy fëmijëve përshpejtoi BMW-në e tij të fuqishme në zonën lokale duke ia shkelur deri në 120 km / orë
Një kosovar 27-vjeçar, në mbrëmjen e të shtunës, në prani të të gjithë familjes së tij – dy të fëmijët e tij të vegjël ishin po ashtu në ulëset e tyre përkatëse – dhe me partneren e tij në ulësen e pasme – u lëshua në garë shpejtësie me një shofer 30 vjeçar të një makine Audi.
Ata po bënin një garë theqafëse dhe të paligjshme në rrugët e qytetit Wels, Austri, shkruan österreich.at.
Babai i dy fëmijëve përshpejtoi BMW-në e tij të fuqishme në zonën lokale duke ia shkelur deri në 120 km / orë, transmetoin albinfo.ch. Në këtë mënyrë ai vuri të afërmit e tij në rrezik akut.
Policia menjëherë ndërhyri dhe përfundimisht ndaloi garuesit.
Por, në vend që të ishte i mirëkuptueshëm kosovari u fërshëlleu policëve dhe tha se kishte parë patrullën që kishte ngarë pas tij, por që ai nuk e kishte ndryshuar stilin e tij të vozitjes për shkak të kësaj, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, kundërshtari i tij ishte më i zgjuar dhe kërkoi falje. Të dy “garuesit” kanë disa padi pas vetes.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











