Sport
Kosovari Avni Haxhaj, shofer i Mesit në Zvicër
Kjo është hera e parë që shoferi nga Suhareka do ta bart skuadrën e Barcelonës së bashku me Lionel Messin, nga aeroporti në hotel
Kosovari i cili jeton në Zvicër, Avni Haxhaj duket të jetë me fat. Ai kishte sot privilegjin që të bartë me autobus skuadrën e Barcelonës së bashku me Lionel Mesin, nga aeroporti i Cyrihut deri në hotel. Lojtarët më të mirë të botës sot gjenden në Cyrih të Zvicrës ku do të shpërblehet me topin e artë lojtari më i mirë i botës për vitin 2015.
Messi, Ronaldo dhe Neymar janë kandidatët për ta fituar “Topin e Artë” për vitin 2015 dhe lojtarët tashmë gjenden në Zurich, ndërsa lojtari favorit për të fituar për të pestën herë titullin e më të mirit në botë është argjentinasi, Leonel Mesi.
Haxhaj, i cili jeton prej 16 vitesh në Zvicër dhe është vozitës i klubit të futbollit FC Zurich, i ka thënë Gazetës Express se edhe më parë ka bartur me autobus lojtarë të ndryshëm të klubeve të famshme evropiane. Por, kjo është hera e parë që do ta bart skuadrën e Barcelonës së bashku me Lionel Messin, nga aeroporti në hotel.
“Jam shumë i emocionuar për këtë. Messi për një moment do të jetë në autobusin tim. Do ta vozis atë nga aeroporti deri në hotelin ‘Hayat’ ku do të qëndrojnë deri pak para ceremonisë së Topit të Artë”, ka thënë Haxhaj për Express.
Kosovari nga Suhareka i cili është shofer i klubit Fc “Zurich” ka thënë se edhe më herët ka bartur lojtarë të ndryshëm të klubeve të famshme evropiane, port ë vozitësh klubin më të mirë aktual në botë, siç është Barcelona është një dëshirë e veçantë e tij.
Sonte përpos shpërblimeve për lojtarët më të mirë, do të zgjidhet edhe trajneri më i mirë, me ç`rast pritet që këtë çmim ta fitojë trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ndërsa po ashtu do të zgjidhet edhe goli më i mirë si dhe futbollistja më e mirë për vitin 2015.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












