Lajme
Kosovari 26-vjeçar i ikën policisë dhe hedh armën nga dritarja
Ai kishte hedhur një objekt nga dritarja, që më vonë u vërtetua se ishte një armë zjarri e mbushur. Janë gjetur dhe sekuestruar edhe lëndë të dyshuara narkotike

Të shtunën pasdite, policia është vënë në ndjekje të një shoferi i cili i kishte ikur asaj nga një pikë kontrolli. Policët përfundimisht e gjetën makinën në një areeal të një kompanie.
Patrulla e Policisë Kantonale të St. Gallenit kishte vënë re një makinë në zonën e portit Staad pak pas orës 16 të pasdites të shtunën dhe kishte ndërmend ta ndalonte atë për inspektim, trasnmeton albinfo.ch. Kur patrulla e urdhëroi atë të ndalonte, ai iku drejt lokalitetit Thal, St. Gallen.
Ai ka drejtuar makinën përmes Rheineckut të St. Gallenit, pjesërisht në drejtimin e gabuar në rrugë me një drejtim dhe nëpër zona të ndaluara hyrjeje, sipas Policisë Kantonale të St. Gallenit, shkruan 20minuten.ch. Shoferi me këtë rast ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik dhe ka shkaktuar disa përplasje.
Patrullat pastaj kanë ndërprerë ndjekjen pranë Burietstrasse në Thal, St. Gallen, për arsye sigurie. Një kërkim në këmbë ka filluar menjëherë dhe makina u gjet e braktisur në ambientet e kompanisë në parkun industrial.
Policia pastaj ka kërkuar shoferin në arrati me një qen policie dhe ka arritur ta gjente dhe arrestonte atë. Ai është një 26-vjeçar kosovar, banor i rajonit, sipas policisë kantonale, përcjell albinfo.ch. Leja e tij e drejtimit ishte revokuar më parë dhe policia kërkoi një mostër gjaku dhe urine me dyshimin për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Ndërsa kishte qenë duke ikur, ai kishte hedhur një objekt nga dritarja, i cili më vonë u përcaktua të ishte një çantë që përmbante një armë zjarri të mbushur. Policia gjithashtu gjeti dhe sekuestroi lëndë të dyshuara narkotike.
E-Diaspora
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me studim për Kalanë e Mitrovicës...
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026