Shkurt.ch

Kosovari 21 vjeçar humb jetën në ujin e liqenit

I riu kishte dashur të shkonte me not nga bregu i liqenit deri te një platformë që ishte rreth 150 metra larg. As shoqëruesi i tij nuk mundi ta ndihmonte pasi që kosovari i kishte humbur shpejt atij nga sytë

Një kosovar i moshës 21 vjeçare, i cili në Zvicër po qëndronte prej një kohe të shkurtë, ka humbur jetën sot në liqenin Murtensee. Tragjedia ka ndodhur të hënën, rreth orës 16 afër një kampingu në Avenches, Kantoni Vaud.

Siç bën të ditur policia e Kantonit Vaud në një komunikatë, i riu kishte dashur të shkonte me not nga bregu i liqenit deri te një platformë që ishte rreth 150 metra larg, shkruan albinfo.ch. As shoqëruesi i tij nuk mundi ta ndihmonte pasi që kosovari i kishte humbur shpejt atij nga sytë.

Më vonë, freth orës 18.55  zhytësit dhe Policia Kantonale kanë gjetur trupin e pajetë të të riut. Në operacionin e kërkimit merrnin pjesë pesë zhytës dhe një helikopter i Rega-s.