Lajme
Kosovari 20-vjeçar, kamikaz i ISIS-it
20 vjeçari Fatlum Shalaku, humbi jetën në një sulm kamikaz në qytetin Ramadi, duke shkatërruar një ndërtesën qeveritare në Irak. Ky është kamikazi i tretë kosovarë i ISIS-it
Vdekja e një kamikazi kosovar në Irak, ka ngjallur reagime dhe në shtypin britanik në nurin e fundit. “The Sunday Times” e Londrës ka shkruar për 20 vjeçarin Fatlum Shalaku, i cili humbi jetën në një sulm kamikaz në qytetin Ramadi të Irakut, duke shkatërruar ndërtesën qeveritare në Irak.
Në mars të po këtij viti thuhet se edhe vëllai i tij, Flamur Shalaku 23 vjeç ka humbur jetën duke luftuar për ISIS në Irak.
Ndërkaq Fatlum Shalaku mendohet se ka humbur jetën si kamikaz me autobombë në betejën e fundit të ISIS në Ramadi. Ai ishte njëri ndër gjashtë xhihadistët britanik që vijnë nga një shkollë mjaft e mirë dhe e preferuar në Londrën perëndimore, shkruan kjo gazetë citon TCH.
“Si student të shkollës shtetërore “Holland Park School”, Fatlumi njihej si njeri që merrej me ‘bodybuilding’. Miqtë dhe fqinjët thonë se vëllezërit kanë udhëtuar në Siri në vitin 2013 pasi ishin radikalizuar. Ata i kishin thënë prindërve se po shkonin në rajon për të punuar si punonjës humanitar”, njofton “The Sunday Times”.
Shkolla ku ata ishin student është hapur më 1958 dhe cilësohet si njëra nga shkollat më të mira në Londër, ku politikan të njohur laburist, gazetarë të “The Guardian” apo BBC kanë çuar fëmijët e tyre për studime.
“Fqinjët e xhihadistëve Shalaku që banonin në një ndërtesë 20-katëshe të financuar nga pushteti lokal, thonë se ata vinin nga një familje laike, ndërsa ishte vëllai i madh ai që u radikalizua i pari, për t’u pasuar nga Fatlumi 20-vjeçar”, citon më tej raportin “The Sunday Times.
Një tjetër burim, tha se pas mbarimit të shkollës, Fatlum filloi të studionte për arkitekturë në Universitetin e Greenwich-ut në Londër, në të njëjtin universitet ku studionte njëri nga vrasësit e ushtarit britanik në vitin 2013, që u masakrua me thikë në rrugët e Londrës. Ndryshe ky është kamikazi i tretë kosovarë që humbë jetën përkrah ISIS-it.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











