Lajme
Kosovarët të vetmit në Evropë pa sigurime shëndetësore
Katërmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës qytetarët e Kosovës do t’i kenë sigurimet shëndetësore. Në 2013 bëhet ligji në 2014 nisë aplikimi
Qytetarët e Kosovës janë pothuajse të vetmit në botë që nuk kanë sigurime shëndetësore, por janë të vetmit në Evropë që shërbimet në mjekësi, në të gjitha nivelet, i kanë pa para. Duke mos qenë kontribuues në mirëqenien e tyre shëndetësore, edhe trajnimi nëpër spitale e ambulanca nuk është i kënaqshëm.
Por që kjo çështje të jetë e rregulluar me ligj, Kuvendi i Kosovës nën sponsorimin e Ministrisë së Shëndetësi ka miratuar Ligjin për Shëndetësi, ndërsa është në procedurë të miratimit dhe të Projektligjit për Sigurime Shëndetësore.
Edhe pse këto ligje paraqesin shtyllën e reformës në shëndetësinë kosovare, megjithatë në të dy ligjet, kanë dalë disa konsekuenca.
Ligji për Shëndetësi ua sanksionon të gjithë mjekëve që të punojnë në të dy sektorët, privat dhe publik, për shkak të konfliktit të interesit. Por, ky ligj ka ndikua që mijëra mjekë nga gjithë Kosova, të indinjuar me këtë nen të ligjit, të bëjnë një peticion dhe shqetësimin e tyre ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Mjek, ose në privat ose në publik
Gjykata Kushtetuese duhet që brenda një viti të kthej përgjigje nëse u lejohet apo jo mjekëve specialistë të bëjnë edhe një punë tjetër në privat.
Po ashtu edhe Ligji për Sigurime Shëndetësore nuk do të fillojë të zaptohet para qershorit të viti 2013, për shkak të influencimit buxhetor.
Flora Brovina është deputete e Kuvendit të Kosovës dhe njëherit anëtare e Komisionit për Shëndetësi. “Në Kosovë ka eksituar një ligj për shëndetësinë, por e meta e tij kaq në se ligji nuk është përfshirë sigurimi shëndetësor. Tanimë ne po e bëjmë ligjin e shëndetësisë dhe ai duhet të nënshkruhet nga presidentja dhe ty hyj në funksion”, konsideron Brovina.
Ajo është optimiste se këto ligje do të fillojnë të zbatohet brenda vitit 2013.
Brovina konsideron se me këto dy ligje do të ngritët cilësia e nivelin e shëndetësisë në Kosovë. “Këto ligje na duhen edhe për shkak të mërgimtarëve tanë që edhe ata kur të vijnë në Kosovë, të kenë sigurime shëndetësore dhe nivel të kënaqshëm të shërbimeve”, tha ajo.
Deri më tani, sipas deputetes Brovina, Kosovës nuk i është lejuar që ketë fond të sigurime shëndetësore, sepse nuk është lejuar të menaxhohen nga institucionet e Prishtinës. “Po fillojmë me këto struktura dhe besojmë se do të arrijmë”, shprehet optimiste ligjvënësja Brovina.
FMN dhe BB penguan ligjin
Ajo tha se gjatë hartimit të ligjit për sigurimin shëndetësor kishin marrë vërejtje nga Fondi Monetar Ndërkombëtarë dhe Banka Botërore për shkak se ligji obligon qytetarët të participojnë, ndërsa standardi kosovar konsiderohet relativisht u ulët. “Ky ligj është edhe një ngarkesë shtesë për ta”, tha Brovina.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti tha se Ligji për Sigurime Shëndetësore është hartuar nga MSH në konsultime të ngushta me ekspertë vendorë të ekonomikes shëndetësore, ekspertë ndërkombëtar dhe në konsultime të ngushta me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Sipas sugjerimeve të këtyre mekanizmave, ky projektligj, siç tha Hoti, do të miratohet në pjesën e dytë vitit 2013, për të filluar së zbatuari më 1 janar 2014.
“Derisa Ligji për Shëndetësi riorganizon sistemin shëndetësor, duke krijuar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar brenda të cilit do të integrohen si një ndërmarrje publike QKUK dhe 7 spitalet rajonale, Ligji për Sigurime Shëndetësore paraqet hapin e dytë shumë të rëndësishëm të reformës në financimin e shëndetësisë”, tha Hoti.
Sepse me Ligjin e ri të Sigurimeve, financimi i shëndetësisë, sipas tij, do të bëhet sipas modelit miks: nga Buxheti i Kosovës dhe nga premiumet që do të paguajnë qytetarët e Kosovës përmes sigurimit. “Mirëpo, ky ligj, për fillim kërkon një mbështetje financiare, ndërsa gjatë zbatimit të tij i mundëson shëndetësisë të dyfishoj buxhetin…”, tha ai
Rëndësia e këtij ligji, sipas zëdhënësit të MSH-së, është e madhe se për herë të parë pas luftës iu mundëson qytetarët e Kosovës sigurime shëndetësore. Megjithatë ky ligj, siç tha Hoti, bën edhe disa përjashtim për qytetarët me asistencë sociale. Kjo kategori do t’i ketë falas shërbimet dhe intervenimet emergjente, por jo edhe ato plastike-kozmetike.
Ligji i falë familjet me asistencë sociale
Ndërsa në pyetjen se sa do të jenë të detyruar qytetarët të participojnë ose paguajnë për shëndetësi, Hoti tha se për këtë çështje nuk është caktuar në mënyrën e prerë.
“Është propozuar që fillimisht derisa Fondi të jetë i qëndrueshëm, familjet me më shumë se 7 anëtarë të paguajnë nga 4 euro në muaj për anëtar të familjes, familjet deri në 6 anëtarë nga 5 euro, kurse familjet me më pak se 4 anëtarë nga 6 euro”, tha ai.
Ndryshe disa kompani kosovare, siç është PTK, RTK, etj kanë bërë sigurime private për punëtorët e tyre. Edhe pse ato kanë qenë dukshëm të larta për buxhetin e Kosovës, megjithatë janë treguar shume efikase sepse kanë ofruar shërbime mjekësore ne të gjitha ordinancat private të Kosovës, por edhe në spitalet e rajonit.
Ndërsa intervenimet kirurgjik në zemër të hapur në klinikat private në Kosovë ose edhe në rajon kushtojnë minimum 8000 euro, ose 24 paga të një mësuesi.
“Kam pasur një ngushtim të kanaleve të zemrës dhe më është dashur një by pass në kraharor që më ka kushtuar rreth 9000 euro në spitalin turk. I falënderoj vajzës dhe dhëndrin që ma paguan spitalin, sepse moti do isha i vdekur”, rrëfen për albinfo.ch Destan. H.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk po ofrohen të gjitha shërbimet e nevojshme pavarësisht se për shëndetësi Qeveria për vitin 2013 ka ndarë një buxhet prej 106 milionë euro. Ky buxhet është për 21 për qind më i madh se sa i viti 2012.
QKUK disponon me teknologji moderne, por shumë nga aparaturat nuk funksionojnë, ndërsa mjekët u rekomandojnë pacientëve të shkojnë në privat. Në sektorin privat ata kanë përqindje të tyre. Për këtë arsyeje, Ligji për Shëndetësi i cili është miratuar kërkon nga mjekët që të përcaktohen, në spital ose ne klinikë private.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









