Integrimi
Kosovarët, të tretët për kërkim azili në Francë
Në vendin e tretë të listës së kërkuesve të azilit janë shtetasit kosovarë. Ata, me 4650 kërkesa azili vijnë menjëherë pas sirianëve (5200) dhe sudanezëve (5060)
Franca, gjatë vitit 2015 ka mbetur «nën hije» sa i përket mësymjes së refugjatëve, po u krahasua me fluksin e madh të tyre drejt Gjermanisë, Austrisë, Suedisë etj. Megjithatë, edhe në këtë vend perëndimor gjatë vitit që shkoi ka pasur një numër të konsiderueshëm azilkërkuesish.
Sipas autriteteve franceze për refugjatët (Ofpra) gjatë vitit që shkoi, në Francë kanë kërkuar azil afër 80 mijë veta (79.130), që është për 22 për qind më shumë se një vit më parë, shkruan nzz.ch. 31 për qind të këresave të azilit janë miratuar, ka theksuar Pascal Brice, drejtor i përgjthshëm i Ofpra, transmeton albinfo.ch.
Në vitin 2014 shkalla e njohjes së azilit kishte qenë 28%.
Është interesante se në vendin e tretë të listës së kërkuesve të azilit janë shtetasit kosovarë. Ata, me 4650 kërkesa azili vijnë menjëherë pas sirianëve (5200) dhe sudanezëve (5060).
Rreth 97 për qind të kërkesave për azil të sirianëve janë njohur, përcjell albinfo.ch.
Rritje a numrit të azilkërkuesve në vitin 2015 sipas autoriteteve franceze shpjegohet me fluksin e përgjithshëm të madh drejt Evropës, të refugjatëve nga zonat e luftimeve si Siria etj. Nga ana tjetër ky numër ka shënuar rritje edhe si rezultat i mbetjes në Francë të shumë refugjatëve që kishin provuar të kalonin kanalin e Lamanshit për të kërkuar azil në Britaninë e Madhe. Pasi që janë dorëzuar nga ky synim, ata kanë ngritur kampe rreth qytetit port, Calais.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











