Integrimi
Kosovarët, numër një si trafikantë dhe si viktima të trafikut
Sipas raportit të Policisë së Zvicrës për vitin 2013, 25% të të akuzuarve për trafikim me qenie njerëzore dhe 40% të viktimave të tyre janë kosovarë
Trafikimi i qenieve njerëzore në Zvicër është biznes në të cilin fjalën kryesore e kanë kosovarët. Në 25 për qind të rasteve të zbuluara të këtij trafiku kanë qenë shtetasit kosovarë ata që kanë pasur dorë në këtë veprimtari, konstatohet në raportin vjetor të Policisë federale të Zvicrës për vitin 2013.
Sipas raportit në fjalë, trafikimi prej kohësh ka marrë forma më të sofistikuara. Ai nuk bëhet më vetëm përmes kalimit ilegal të kufirit por gjithnjë më shumë përmes dokumenteve të falsifikuara. Këto dokumente nuk shërbejnë vetëm për hyrje të thjeshtë brenda kufijve të Zvicrës por tashmë shërbejnë edhe për sigurimin e qëndrimit të rregullt në këtë vend.
Sa i përket prejardhjes së njerëzve të përfshirë në trafikun me qenie njerëzore, sipas raportit të përmendur, ky delikt paraqet biznes të leverdishëm veçanërisht në Kosovë. Kosovarët përbëjnë 25 % të të akuzuarve për këtë veprimtari në Zvicër, duke shtuar praninë e tyre me 6% vetëm brenda vitit të fundit. Vendin e dytë, me një përqindje dukshëm më të ulët e zënë sirianët me 5 për qind.
Por nuk janë vetëm trafikantët e Kosovës ata që bëjnë përqindjen më të lartë. Po ashtu edhe në mesin e viktimave të trafikut me qenie njerëzore kosovarët zënë vendin e parë, me 40 për qind.
Sipas Policisë Federale, numri i madh i kosovarëve të përfshirë shpjegohet me diasporën shumë të madhe nga Kosova në Zvicër. “Familjet kosovare janë të rrjetëzuara shumë mirë në gjithë Evropën. Ndryshe nga mafia italiane, këto “rrjete kriminale” kanë një hierarki më pak të zhvilluar.
Synim kryesor i këtyre rrjeteve është larja e parave në Zvicër në mënyrë që pastaj në Kosovë të blejnë objekte ose ndërtime luksoze, shkruan aargauerzeitung.ch duke iu referuar raportit të përmendur. Trafikimi me njerëz është bërë atraktiv për këto grupe për faktin se sjell fitime të mira ndërkohë që rreziku për tu ndjekur penalisht është më i vogël.
Me synimin për të luftuar trafikimin me qenie njerëzore, Policia Federale e Zvicrës ka theksuar më shumë rolin që ka pozicioni i atasheut policor të Zvicrës në Kosovë. Një marrëveshje bilaterale në mes të Zvicrës dhe Kosovës pritet që në vitin e ardhshëm do të mundësojë që ky pozicion të marrë edhe fuqi operative përtej kufijve”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













