Integrimi
Kosovarët, numër 1 në mesin e të arrestuarve për trafikim refugjatësh
Në nivel të Zvicrës, në vend të parë kanë qenë kosovarët, nga të cilët janë arrestuar për trafikim 53 veta. Pas tyre janë eritreanët me 47 të arrestuar etj.

Nga janari deri në tetor, në Zvicër janë kapur afërsisht aq kontrabandistë me refugjatë sa në gjithë vitin 2014 ndërsa në krahasim me vitin 2013 kemi gati dyfishim të numrit. Gjatë periudhës dhjetëmujore janë kapur pra 373 veta, shkruan azonline.ch. Prej tyre 278 trafikues me refugjatë janë kapur nëpër rrugët tokësore (me automjet ose këmbë), 78 me tren dhe vetëm 4 me aeroplan.
Një vit më parë (gjatë gjithë vitit) kanë qenë 384 arrestime ndërsa gjatë vitit 2013 gjithsej 211 sish.
Në regjionin kufitar II (rreth kantonit të Cyrihut) trafikantët më të shumtë të kapur kanë qenë nga Eritrea (15) e pas tyre vijnë ata nga Kosova (14) dhe nga Zvicra (11), transmeton albinfo.ch. Ndërsa në nivel të Zvicrës, në vend të parë kanë qenë kosovarët, nga të cilët janë arrestuar për trafikim 53 veta. Pas tyre janë eritreanët me 47 të arrestuar etj.
E-Diaspora
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar I arrestuari, një 41-vjeçar kosovar, ngarkohet me dyshimin për vjedhje me thyerje. Kërkimi për të arratisurin...
-
Korriku, muaji më i suksesshëm ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
Jeta në Austri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone Ministria e Bujqësisë në Austri ka paralajmëruar për rrezik të shtuar nga zjarret në pyje, pavarësisht...
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit