Lajme
Kosovarët e vaksinuar, nga sot mund të caktojnë termine në Ambasadën gjermane
Kosovarët që duan të punojnë në Gjermani dhe plotësojnë kushtet, do të mund ta bëjnë këtë nga sot
Mësohet se Ambasada e Gjemanisë në Prishtinë ka publikuar Rregulloren e re për Ballkanin Perëndimor, e që ka hyrë në fuqi më 1 korrik dhe do të vlejë vetëm për ata që janë vaksinuar kundër COVID-19, transmeton albinfo.ch.
Theksohet se kosovarët që duan të punojnë dhe plotësojnë kushtet, do të mund ta bëjnë këtë nga sot.
“Personat nga Kosova që janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid 19 kanë mundësi të regjistrohen sërish në listën e pritjes për caktimin e një termini. Rregullorja për Ballkanin Perëndimor, e rinovuar, ka hyrë në fuqi më 1 janar 2021. Me këtë, shtetasit e Kosovës do të kenë qasje të privilegjuar në tregun e punës në Gjermani deri më 31 dhjetor 2023. Më 1 gusht 2021 shqyrtimi i kërkesave për viza të tilla për personat nga Kosova që janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid 19 do të jetë sërish i mundur. Lista e re e pritjes për caktimin e një termini në muajin gusht për personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid 19 do të hapet më 1 korrik 2021”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane në Prishtinë.
Ambasada ka dhënë edhe disa udhëzime, që ajo i ka quajtur të rëndësishme.
“Ju lutemi, të regjistroheni vetëm nëse tashmë e keni kompletuar dokumentacionin e nevojshëm dhe keni marrë të paktën një dozë të vaksinës. Shtyrja e termineve për një muaj të mëvonshëm nuk është e mundur. Regjistrimi i kërkesës së re për caktimin e një termini është i domosdoshëm. Regjistrimet sipas Rregullores së vjetër për Ballkanin Perëndimor nuk janë më valide. Lista e pritjes për regjistrimin e kërkesës për termine të lira për muajin vijues do të hapet çdo muaj. Nëse nuk keni sukses, keni mundësi të regjistroheni në muajin vijues. Në momentin e parashtrimit të kërkesës për vizë duhet të dorëzohet dokumentacioni mbi statusin e vaksinimit. Për udhëtimet hyrëse kërkohet një dëshmi mbi vaksinimin e plotë dhe të bërë të paktën 14 ditë më parë me një nga vaksinat e aprovuara në Gjermani”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











