CH-Ballkani
Kosovarët e helmuar: Stafi i hotelit na tha se kishte minj në depozitat e ujit
Ata thonë se në depozitat e ujit dhe në kuzhinë mund të kishte minj, sipas fjalëve që ishin përhapur nga vetë stafi i shërbimit të hotelit
Dëshmi rrëqethëse kanë dhënë kosovarët e helmuar me ushqim në restorantin në zonën e Golemit në Durrës.
Ata thonë se në depozitat e ujit dhe në kuzhinë mund të kishte minj, sipas fjalëve që ishin përhapur nga vetë stafi i shërbimit të hotelit.
Në intervistat e dhëna, zyrtarët e Komunës së Rahovecit thanë se ushqimi ishte servirur i ftohtë, ndërsa uji që kishin pirë mund të ketë qenë një prej shkaqeve kryesore të helmimit, përcjell albinfo.ch.
Agjencia Kombëtare e Ushqimit ka pezulluar aktivitetin e restorantit deri në përfundim të analizave të mostrave ushqimore dhe të inspektimit total të ambienteve të restorantit dhe të depozitave të ujit.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












