Lajme
Kosova, Shqipëria…mund të kërcënohen nga virusi Zika
Italia, Kroacia, Turqia, Zvicra, Greqia, Bullgaria, Rumania, Sllovenia, Gjeorgjia, Shqipëria, Bosnja dhe Mali i Zi janë të rrezikuara nga virusi Zika. Edhe Kosova është në rrezik
Italia, Greqia, Turqia, Spanja janë vetëm disa nga shtet që virusi Zika do të përhapet në periudhën nga qershori deri në gusht, ndërsa shkalla e zgjerimit do të jetë e lartë edhe në Francë, Hungari, Gjermani, Bullgari, Sllovaki, Sllovenisë, Serbi dhe Kroaci. Prandaj sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ky virus mund të përhapet edhe në vendet tjera të Ballkanit.
Harta e Evropës që e kanë krijuar ekspertët suedezë tregon se cilat vende janë më së shumti të rrezikuara, kurse në mesin e tyre janë edhe vende fqinje të Kosovës.
Ekspertët suedezë kanë publikuar hartën e Evropës e cila tregon se si mund të përhapet virusi Zika gjatë kësaj vere. Zonë pjellore për përhapjen e virusit do të jetë pikërisht pjesa jugore e Evropës, pasi që temperaturat e larta do të rrisin numrin e mushkonjave që e bartin virusin, transmeton Lajmi.net.
Gjatë verës dhe pushimeve vjetore shumë njerëz udhëtojnë në zonën e Amerikës të përfshirë nga virusi Zika, kështu që do të rritet rreziku i shtrirjes në Kontinentin e Vjetër, vlerësojnë ekspertët.
Prania e “aedes aegypti”, popullimit të mushkonjave, klima e nxehtë dhe fluksi i njerëzve e bëjnë jugun e Evropës rajon pjellor për zhvillimin e virusit Zika.
Shkencëtarët supuzojnë se lloji i mushkonjave “aedes aegypti” kanë potencial të njëjtë për shpërndarjen e virusit si edhe të afërmit e tyre nga Amerikan e Jugut.
Një e treta e vendeve evropiane janë në rrezik të shtuar, derisa në këtë grup përfshihen, Italia, Malta, Franca, Kroacia, Izraeli, Spanja, Monako, San Marino, Turqia, Zvicra, Greqia, Bullgaria, Rumania, Sllovenia, Gjeorigjia, Shqipëria, Bosnja dhe Mali i Zi.
36 shtete apo 66 për qind, kanë rrezik të vogël ose fare, pasi që nuk kanë popullim të “aedes aegypti” të mushkonjave për shkak të klimës e cila nuk është e favorshme për zhvillimin e tyre.
Deri me tash në Evropë janë sëmurë mbi 400 njerëz nga virusi Zika, mirëpo shtrirje lokale e virusit nuk është hetuar. Të gjithë të sëmurët e kanë marrë virusin gjatë udhëtimeve në vendet e goditura të Amerikës Jugore. Shumica e të sëmurëve nuk kanë simptoma, derisa pacient të caktuar lëngojnë nga temperatura e lartë dhe kokëdhimbja.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










